Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka qene e ftuar sot ne takimin e pervitshem ne Ministrine e Jashtme me titullarët shqiptarë të përfaq
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka qene e ftuar sot ne takimin e pervitshem ne Ministrine e Jashtme me titullarët shqiptarë të përfaqësive diplomatike dhe konsullore në botë. Ne takim znj. Meksi ka bere nje permbledhje te hapave te deritanishme si dhe te sfidave qe duhen kapercyer drejt nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit te Shqiperise. Ne kete kontekst, zv/kryeministria Meksi ka theksuar nevojën e rritjes së sinergjisë midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe shërbimit diplomatik nga njëra anë dhe strukturës së Ministrit të Shtetit për Integrimin Evropian nga ana tjetër.
" Diplomacia jonë si menaxhuese e politikës së jashtme të qeverisë shqiptare duhet të jetë më aktive në procesin e stabilizim-asociimit. Ky proces proces është sa teknik aq dhe politik e diplomatik në të njëjtën kohë"-është shprehur zv/kryeministria Meksi.
Në mënyrë të vecantë znj. Meksi ka sugjeruar përqendrimin e vëmendjes së përfaqësuesve diplomatikë në ndjekjen e detyrave të dala nga Deklarata e Samitit të Selanikut dhe nga takimi i Trojkës Evropiane, ndërmarrjen e nismave në kuadrin e politikës rajonale, ngritjen e rolit të shërbimit shqiptar diplomatik në vendet e BE-së si dhe bashkërendimin e prioriteteve dhe qëndrimeve mes MPJ-së dhe strukturës së Ministrit të Shtetit për Integrimin Evropian.
Zv/kryeministrja Meksi ka vleresuar rolin e madh të shërbimit konsullor dhe Ministrisë së Jashtme në përmirësimin e imazhit të vendit tek partnerët ndërkombëtare si dhe në rritjen e kredibilitetit të angazhimit serioz dhe të plotë të Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve në kuadrin e procesit të stabilizim-asociimit.
Zv/kryeministrja Meksi theksoi domosdoshmërinë e rritjes se transparencës me synim qartësimin e opinionit publik mbi ndërvarësine e shpejtësisë së përfundimit të negociatave me koston që duhet përballuar. " Cështja është që të punojmë në nivel teknik dhe politik që të bëjmë të mundur krijimin e një mjedisi kompleks që të prodhojë fizibilitet."-u është drejtuar në fjalën e saj titullareve te përfaqësive diplomatike zëvëndëkryeministrja Meksi.