E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin "Për financimin e veprimtarive me rastin e shenjtërimit t

Këshilli i Ministrave në mbledhjen tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin "Për financimin e veprimtarive me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës".

Me urdhër të Kryeministrit, datë 22.04.2003, është ngritur Grupi Ndërinstitucional i Punës për Organizimin dhe Ndjekjen e Veprimtarive me rastin e Shënjtërimit të Nënë Terezës. Grupi, i drejtuar nga Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi, pas shqyrtimit të propozimeve të paraqitura nga institucionet pjesëmarrëse në të, vendosi për aprovimin e një kalendari veprimtarish, të cilat do të realizohen nga institucionet shtetërore me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si më poshtë:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve:
• Koncert me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës;
• Veprimtari kulturore në qytetin e Shkodrës "Bashkëjetesa e Rinisë me Komunitetin Fetar Shqiptar";
• Realizimin dhe vendosjen e shtatores së Nënë Terezës.

Muzeu Historik Kombëtar:
• Ekspozita figurative kushtuar Nënë Terezës;
• Realizmi i një libri-album me format të madh, ku do të paraqiten dokumentet që vërtetojnë shqiptarësinë e Nënë Terezës dhe objektet që disponon Muzeu Historik Kombëtar;
• Krijimi i Memorialit në hollin e Muzeut Historik Kombëtar;
• Botimi i bibliografisë "Nënë Tereza dhe Shqipëria";
• Konferenca akademike për Nënë Terezën në Muzeun Historik Kombëtar;
• Vendosja e një pano-je të madhe me fytyrën e Nënë Terezës në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.
Akadamia e Shkencave:
• Konferencë shkencore "Nënë Tereza dhe Vepra e saj"
Bashkia e Tiranës:
• Koncert Rekuiem në Katedralen Qendore nga Orkestra Kombëtare "Madre Tereza"
• Koncert i madh simfonik në ditën e Shenjtërimit në Sheshin "Nënë Tereza".
Duke u bazuar në preventivat për secilin aktivitet, të përgatitur nga institucionet e mësipërme, vendimi parashikon disa shtesa në buxhetin e këtyre institucioneve me qëllim përballimin e financimit të veprimtarive, në një total prej 15 000 000, që do të përballohen nga Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›