E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, z.Shigeo Katso. Në fillim të takimit, Kryeministri Nasno vlerësoi mbështetjen dhe asistencës e BankÃ

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, z.Shigeo Katso.

Në fillim të takimit, Kryeministri Nasno vlerësoi mbështetjen dhe asistencës e Bankës Botërore për forcimin e institucioneve dhe të reformave të tregut në Shqipëri. "Ne kemi hyrë në vitin e tretë të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomiko-Social të vendit dhe jemi në procesin e konsolidimit të lidhjeve mes politikave të strategjsië së zhvillimit me mjetet financiare. Ne po punojmë që kjo Strategji të behet platforma kryesore për koordinimin dhe objektivitetin e financimeve të donatorëve, që do të lejojë kalimin nga mbështetja e orientuar drejt projekteve në drejtim të mbështetjes buxhtore", tha zoti Nano.

Duke u ndalur në prioritetet e qeverisë shqipatre, z.Nano tha se qeveria i ka përqëndruar përpjekjet dhe do të vazhdojë të mobilizojë burimet e ndryshme financiare në 4 sektorë prioritarë: shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale dhe infrastruktura. Kjo politikë është reflektuar edhe në në buxhetin e vitit 2004, ku i është kushtuar rëndësi financimit të këtyre sektorëve prioritarë.

Banka Botërore do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj për sektorët prioritarë në vend dhe në përmbushjen e sfidave të rëndësishme që ajo ka përpara, suksesi i të cilave do ta sjellin më afër Shqipërinë në realitetet euroatlantike. Zëvendësdrejtori i Bankës Botërore shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm me qeverinë shqiptare dhe konfirmoi vullnetin e BB për bashkëpunimin e mëtejshëm me Shqipërinë në rrugën e reformave. "Ne do të mbështesim Shqipërinë në sfidat e saj drejt integrimit dhe zhvillimit", tha z.Katso.

Qeveria shqiptare, tha z.Nano, po punon ngushtë me BB për përmbushjen e të gjitha angazhimeve, veçanërisht për zbatimin e kredisë mbështetëse për uljen e nivelit të varfërisë, përmirësimin e punës së administratës publike, duke siguruar transparencë dhe efikasitet të shpenzimeve, lutës kundër korrupsionit në çdo nivel të adminstratës etj. "Mbetemi të vendosur,- shtoi ai, - për të konsoliduar ligjin e shërbimit civil për të siguruar një mjedis stabël pune dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të penalizojmë sjelljet e korruptuara në procedurat e emërimeve. Për këtë, po realizojmë një paketë ligjesh siç është deklarimi i pasurive, ai për konfliktin e interesave, ligji për pastrimin e parave etj.

Duke u ndalur në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, i cili u miratua pak ditë më partë nga parlamenti, Kryeministri Nano e konsideroi atë një hap përpara për promovimin e zhvillimit, veçanërisht në sektorë si bujqësia dhe turizmi. "Jemi në procesin e llogaritjes së impaktit financiar afat mesëm. Kjo pjesë e legjislacionit do të mundësojë jo vetmë krijimin e tregut të tokës dhe një rritje më të shpejtë ekonomike, por gjithashtu do të lehtësojë projektet rregulluese, siç është projekti i Menaxhimit të Zonave Bregdetare, që ne do të ndërmarrim sëbashku në një të ardhme të afërt", tha Kryeministri.

Lidhur me infrastrukturën, z.Nano u shpreh se një rëndësi të veçantë duhet t'i jepet projekteve që integrojnë Shqipërinë në rrjetet rrugore rajonale dhe në atë të energjitikës. Projekti i termocentralit në Vlorë, sipas z.Nano, është një shembull i mirë në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›