Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në ceremoninë e homazheve të organizuara në nderim të ish- Presidentit Amerikan Ronald Regan pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në ceremoninë e homazheve të organizuara në nderim të ish- Presidentit Amerikan Ronald Regan pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Zoti Nano i shprehu të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Stiven Zejd ngushëllimet për humbjen e jetës së personalitetit të lartë dhe të nderuar të kombit amerikan.
Kryeministri Nano në librin e ngushëllimeve për nder të kujtimit të ish-Presidentit Regan, shkroi këtë mesazh: "Në kujtim të Presidentit të 40-të të SHBA-së, si një luftëtar i lirisë, unë shpreh ngushëllimet e mia për një nga kampionët më të mëdhenj të lirisë universale dhe demokracisë".