Këshilli i Qarkut miraton buxhetin për vitin 2010
23/02/2010 Durrës, parashikohet ndërtimi i katër rrugëve të reja rurale
DURRES- Këshilli i Qarkut të Durrësit ka miratuar dje buxhetin për vitin 2010. Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e djeshme me praninë e 35 këshilltarëve është miratuar me të gjitha votat pro. Buxheti i këtij viti përbëhet nga 156 675 000 lekë, nga të cilat një e treta e tyre janë parashikuar që të shkojnë për investime. Buxheti i këtij viti përbëhet nga 4.7 milionë lekë që janë siguruar nga të ardhurat, 52.1 milionë nga të ardhurat e trashëguara nga viti 2009 dhe 54.8 milionë lekë që është granti i akorduar nga qeveria. Buxheti i vitit të kaluar ka qenë 163,8 milionë lekë, duke shënuar për këtë vit një shumë prej 7.2 milionë lekë më pak se viti i kaluar. Për herë të parë në buxhetin e këtij viti administrata e Këshillit të Qarkut ka parashikuar ndarjen e tij në bazë programesh. Kështu ndarja e tij është bërë: programi i administratës vendore që ka marrë 125.2 milionë lekë, programi i infrastrukturës rrugore me 29.3 milionë lekë, programi i kulturës dhe turizmit 1 milion lekë, programi i shërbimeve sociale me 600 mijë lekë dhe programi i arsimit parauniversitar me 500 mijë lekë. Kryetari i Këshillit të Qarkut Seid Kërtusha në fjalën e tij para miratimit të buxhetit është shprehur se gjatë vitit të kaluar me buxhetin që është miratuar nga ky këshill është bërë i mundur ndërtimi i zyrave të Policisë Ndërtimore, ndërtimin e varrit monumental të piktorit Ibrahim Kodra, blerja e pajisjeve të Policisë Ndërtimore, rilevimin e pronësisë për studimin e gjirit të Lalësit, projekt zbatimi urës së Hardhishtës në Gjepalaj etj”. Kërtusha ka theksuar se nuk është bërë e mundur që gjatë vitit të kaluar të fillonte rikonstruksioni i godinës së Këshillit të Qarkut, por për këtë problem ai ka bërë me dije këshilltarët se tenderi ka mbaruar, është shpallur firma fituese dhe shumë shpejt pritet që të nisin punimet. Këshilli i Qarkut Durrës ka bërë të mundur që brenda vitit 2009 të mbyllë përfundimisht katër projektet e financuar nga Bashkimi Evropian, “Sagra”, “Adriati Cum”, “Handle ëith care” dhe “AMJ ëell”. Kreu i Këshillit të Qarkut ka theksuar si projekte të rëndësishme që kanë përfunduar në infrastrukturën rrugore atë që lidhet me aksin Maminas-Gjiri i Lalësit, rrugën Spitallë-Porto Romano, rrugën e Unazës etj. Seid Kërtusha ka bërë të ditur se për këtë vit pritet që të nisin disa investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, rruga Bubq-Ishëm, Maminas-Shijak, Shijak-Gjepalaj dhe Xhafzotaj-Fllakë-Bregdet.