Shkodër, uji arrin 1 metër në disa fshatra
23/02/2010 Të rrezikuar Oboti, Ashta, Luarzë, Cas dhe Darragjat. Shtabi: Situata, nën kontroll
SHKODER- Shkarkimet e ujërave prej rreth 24 orësh nga hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit kanë rritur ndjeshëm gjatë natës së kaluar dhe shtimin e nivelit të ujit në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, në fshatin Ashtë të komunës Bushat, ndërkohë që janë të rrezikuara fshatrat Luarzë dhe Cas të komunës Velipojë, si dhe fshati Darragjat në komunën e Dajçit. Pavarësisht kësaj situate, Shtabi i Emergjencave Civile të prefekturës së Shkodrës shprehet se situata është plotësisht nën kontroll.
Përmbytjet
Më shqetësues paraqitet situata në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, ku filloi vërshimi i ujit që një ditë më parë. Në këtë fshat është rritur ndjeshëm niveli dhe përparimi i ujit. Ditën e djeshme niveli i ujit ka arritur në mbi gjysmë metri në rrugën e këtij fshati, që është dhe e vetmja që e lidh atë me pjesën tjetër të Shkodrës. Banorët shprehen se deri tani në komunën Ana e Malit janë përmbytur rreth 750 hektarë tokë, ndërkohë që uji i dalë nga shtrati i lumit Buna sa vjen dhe u afrohet banesave. Duke parë situatën, banorët e Obotit kanë larguar bagëtitë drejt miqve të tyre drejt fshatit Oblikë dhe Mëlgushë. Aktualisht lëvizja bëhet vetëm me mjete të larta, kryesisht zetorë. Ndërkohë që banorët tashmë të frikësuar nga rikthimi i përmbytjeve të janarit, po qëndrojnë në gatishmëri nëse vjen ndonjë urdhër evakuimi. Njëkohësisht ata theksojnë se nuk kanë probleme aktuale për ushqimin e tyre, por kërkojnë ndihmë urgjente për bagëtitë, pasi rrezikojnë të ngordhin. Problematike paraqitet situata edhe në fshatin Ashtë të komunës Bushat, ku rrezikohen 10 banesa nga vërshimi i shpejtë i ujërave të lumit Drin. Që ditën e djeshme ky lum i rrëmbyer ka gërryer sipërfaqe të mëdha duke iu afruar sot banesave në një largësi prej jo më shumë se 15 metrash. Që ditën e djeshme forcat e ushtrisë kanë hedhur mbetje inerte bunkerësh në shtratin e lumit Drin, për të frenuar vërshimin e ujërave, por një pjesë e tyre është rrëmbyer nga rrjedha. Ndërkohë Shtabi i Emergjencave Civile, pranë prefekturës Shkodër, ka shpërndarë çadra në komunën Ana e Malit dhe Bushat për strehim të banorëve në rast përkeqësimi të situatës. Në komunën Velipojë rrezikohen banesat në fshatrat Luarz dhe Ças pasi niveli i ujit ka arritur në lartësinë 1 metër. Rritja e nivelit të ujit të lumenjve Drin dhe Bunë po rrezikon ripërsëritjen e përmbytjeve të janarit edhe në komunën Bërdicë dhe lagjen Bahçallëk në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kryetarët e komunave të rrezikuara nga uji janë lajmëruar se shkarkimet do të vijojnë ndaj duhet të qëndrojnë në gatishmëri. Ndërkohë burimet shprehen se nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit janë mbi 1300 metra kub ujë.