E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy-tri largime nga Roma

Trajneri i Romës, Luis Enrique ka paralajmëruar se do të ketë largime nga skuadra të disa prej futbollistëve, para mbylljes së këtij afati kalimtar të janarit.

“Nëse na ofrohet ndonjë mundësi e mirë do ta shfrytëzojnë, përndryshe jo. Kështu siç janë gjërat aktualisht, kemi grup të gjerë andaj do të duhet të largohen dy-tre futbollistë. Por, edhe nëse mbeten nuk do të paraqet problem” deklaroi Luis Enrique për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›