Keshilli i Sigurimit diskuton sot per Kosoven

Nju Jork 16 shkurt NOA 8211 Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara do te shqyrtoje sot pasdite raportin e radhes mbi Kosoven te Sekretarit te Pergjithshem Ban ki Moon qe perfshin periudhen 19 tetor 2010 deri me 15 janar 2011.
Kosoven do ta perfaqesoje ushtruesja e detyres se ministres se Puneve te Jashtme Vlora itaku ndersa raportin e Sekretarit Ban do ta paraqese perfaqesuesi i tij special ne Kosove Lamberto Zanier.
Ne raport Sekretari i Pergjithshem shpreh keqardhjen per shperberjen e koalicionit qeverises ne tetor te vitit te kaluar duke thene se shpallja e zgjedhjeve te jashtzakonshme e shtyu dialogun e paralajmeruar midis Prishtines dhe Beogradit. Ban shpreson qe zhvillimet ne Prishtine do te cojne ne pershpejtimin e dialogut per te cilin ai u ben thirrje paleve qe te kene nje qasje konstruktive. Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit Sekretari Ban thote se ato u mbajten te qeta ndonese ka nenvizuar se organizatat qe i mbikeqyren kishin shfaqur shqetesimin mbi respektimin e standardeve demokratike. Sekretari i Pergjithshem thekson edhe rritjen e pjesemarrjes ne zgjedhje te serbeve ndersa situaten e pergjithshem ne Kosove e ka vleresuar si te qete.
Sekretari Ban permend edhe raportin ne Keshillin e Evropes te senatorit zviceran Dick Marty per te cilin thote se ka zgjuar reagime te ndryshme dhe pakenaqesi te politikaneve ne Kosove dhe Shqiperi. Ai thote se ne Kosove i kane hedhur poshte pohimet e Marty-te si nje sulm kriminal kunder shqiptareve perplote sajime te te dhenave qe nuk ekzistojne te cilat nuk i ka provuar nje hetim nderkombetar. Raporti megjithate eshte mbeshtetur nga Serbia dhe nje rrjet i atyre qe kundershtojne pavaresine e Kosoves. Kryesine e radhes ne Keshillin e Sigurimit per kete muaj dhe ne mbledhjen e neserme e ka Brazili nderkaq anetaret e rinj rotative me mandat dyvjecar jane India Afrika e Jugut Gjermania Kolumbia dhe Portugalia.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeitaku ne Nju Jork per mbledhjen e OKB merr mbeshtetje te gjereLiria e mediave dhe 3 vjet Kosove e pavarurVetevendosje Albin Kurti u takua me KantrimenEULEX te zhduke dyshimet e MartitProtesta para OKB kunder Martit Lidhjeitaku Kosova OKB