Moskë, përleshje mes policisë dhe opozitës

Policia dhe opozita përleshen gjatë një proteste masive në qendër të Moskës. Forcat e rendit shpërndanë demonstruesit anti Kremlin duke ndaluar gjithashtu dhe 30 prej tyre. Protesta vijoi tubimin pro qeveritar të organizuar nga Nashi përreth sheshit të triumfit në kryeqytet. Protestuesit antiqeveritarë deklaruan se kishin dalë në mbrojtje të amendamentit 31 të kushtetutës që i bën thirrje qeverisë të garantojë të drejtat kushtetuese e të drejtën e tubimit.
Opozita ruse filloi vitin e kaluar të organizonte protesta në fund të muajit, në datë 31 pikërisht për të dalë në mbrojtje të amendamentit 31 të kushtetutës. Për autoritetet e Kremlinit tubimi i radhës tregonte mungesë ndjeshmërie dhe respekti për viktimat e sulmeve në Metro. < I mëparshmi