E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregun botëror. Ari i zi në tregjet ndërkombëtare ka njohur nivelin më të lartë në 17 muajt e fundit. Një fuçi nafte e papërpunuar u shit me 83.76 dollarë në bursën e Nju Jorkut. Rritja e vlerës së arit të zi pason rënien më të fundit të dollarit amerikan përballë monedhës së përbashkët euros. Në fakt çmimi i naftës ka tendencë të rritet sa herë bie vlera e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›