Rebelohen pjesëtaret e Hutaree

“Ata kanë biseduar për të bërë një ushtrim të maskuar”, ka thënë Barbara McQuade, prokurore amerikane e distriktit lindor në Michigam në një intervistë për CNN. “Ata po ashtu kanë thënë se kanë lidhje me këto ushtrime dhe nëse dikush do t’u paraqitej përpara nga publiku apo autoritetet, e që do ishte si një lloj pengimi në mes të ushtrimeve, ata do i vrisnin”.
Kjo ka bërë që autoritet të veprojnë.
Plani i anëtarëve të këtij grupi ushtarak, thotë ajo, do të quhej 911 dhe kishte për qëllim për të bërë telefonata mashtruese dhe pas kësaj të vrasin oficerët e policisë, kur ata të përgjigjen. Ata pastaj kanë planifikuar që të vrasin sa më shumë policë, duke sulmuar funeralet e tyre, pasi të kenë vendosur pajisje eksplozivi në trupat e tyre, tha ajo.
Në padi thuhet se grupi IEDS ka poseduar edhe armë të shkatërrimit në masë.
McQuade ka thënë se arrestimi nuk është një sulm i përgjithshëm mbi grupet e këtilla. “Në Michigam ka pasur njësi speciale ushtarake që kanë qenë paqësore, madje kanë pasur të drejtën për të bartur edhe armë”, thotë ajo. “Ne nuk kemi probleme me këto grupe”.
Por, anëtarët e policisë ushtarake Hutaree më të vërtetë “kanë kaluar vijën e kuqe”. “Ata kanë pretenduar se Qeveria federale është armik i tyre dhe për këtë kanë pasur cak të sulmit stafin shtetëror dhe oficerët e policisë. Madje ata i referohen një ‘vëllazërie’, e cila është e nevojshme për të sulmuar një ‘vëllazëri’ tjetër, që ka të bëjë me qeverisjen, e cila mendon ‘për një rregull të ri botëror’”.
Nëntë anëtarë të policisë ushtarake janë akuzuar si udhëheqës të këtij grupi. Të tjerët kanë marrë pjesë në trajnimin e mbajtur nga ata, por nuk janë përfshirë në aktivitete kriminale.
Autoritetet federative kanë akuzuar nëntë anëtarë të policisë ushtarake Hutaree, pasi kanë zbuluar se ata parashikojnë një kryengritje. Grupi ka shkruar në ueb-faqen e tyre se Hutaree do të thotë “kalorësit e krishterë” dhe, siç thonë në faqen kryesor të tyre, janë “duke u parapërgatitur për betejën e fundit që ta mbajnë gjallë dëshminë se Jezu Krishti është gjallë”.
Megjithatë, anëtarë të këtij grupi janë jashtë rrjedhave të kolegëve të tyre, ka thënë një anëtarë tjetër i kësaj policie.
“Ky është një grup, të cilin nuk do ta klasifikoja as si polici ushtarake apo si grup të krishterë”, tha Michael Lackomar, anëtarë i policisë ushtarake të Michiganit juglindor “Valunteer”. “Ata kanë bërë një armatë private apo organizatë terroriste, apo më thjesht një organizatë kriminale”.
Lackomar i ka thënë CNN në emisionin "American Morning", që pesë anëtarët e policisë ushtarake Hutaree kanë kërkuar që të aderojnë në policinë ushtarake “Volunteer”, pasi e kanë ditur se policia ishte duke i kërkuar ata. Por, njësia tjetër u ka thënë anëtarëve të Hutaree vikendin e kaluar që të kthehen ku janë sepse askush nuk do të lëndohet, thotë Lackomar.
Gjatë vikendit të kaluar autoritet federale kanë arrestuar tetë anëtarë të Hutaree. I nënti është arrestuar të hënën.
Të nëntit – gjashtë banorë të Michigam, dy të Ohios dhe një nga Indiana – janë akuzuar nga autoritetet me akuza për konspiracion ndaj shtetit, përpjekje për të përdorur armë të shkatërrimit në masë, duke i mësuar të tjerët si të përdorin eksplozivët dhe si t’i përdorin armët për të kryer dhunë e krime, ka thënë McQuade dhe agjenti special i FBI’s, Andrew Arena.
Pesë të parët janë akuzuar të hënën, ndërkaq ky konspiracion kishte filluar në gusht të 2008’ës. Kryeprokurori i përgjithshëm , Eric Holder, e ka quajtur këtë “një plan tinëzar nga ekstremistët anti-qeveritarë”. Në sektorin “About Us” të ueb-faqes së Hutaree, grupi thotë: “Ne besojmë se një ditë, siç thotë profecia, do të ketë një antikrisht. Të gjithë e dinë këtë dhe duhet të parapërgatitmi, ashtu sikurse na ka komanduar Krishti”.
Të dyshuarit që janë identifikuar si udhëheqës të policisë ushtarake, janë lideri i saj David Brian Stone (45); gruaja e tij, Tina Stone (44), djali i tyre Joshua Matthew Stone (21) nga Clayton i Michigam, djali tjetër David Brian Stone Jr (19), Joshua Clough (28) Michael Meeks (40), Thomas Piatek (46) Kristopher Sickles (27) dhe Jacob Ward (33).
Seanca e parë gjyqësore është zhvilluar të mërkurën.
Këshilli gjyqësor do të fillojë së pari me analizat e shtatë të akuzuarve, të cilëve u janë caktuar avokatët të hënën.
Në aktakuzë thuhet se lideri i Hutaree, David Brian Stone, ka marrë informata në internet rreth IED’së dhe ka dërguar e-mail me diagram te një person, për të cilin besohet se e ka financuar. Ai pastaj me njërin prej djemve të tij, Joshua Matthew Stone dhe të tjerët kanë mbledhur material e nevojshëm për IED’in dhe për sulmet e mundshme. Joshua Matthew Stone është mbajtur në burg, ku i është lexuar aktpadia nga prokurori në orët e pasdites të së mërkurës. Ai dhe tetë të tjerët akuzohen për përpjekje për kryengritje dhe konspiracion ndaj shtetit, përpjekjen për të përdorur armë të shkatërrimit në masë, trajnimin e të tjerëve se si të përdoren materialet eksplozive dhe armët e zjarrit për të shkaktuar krime dhe dhunë në njerëz.
Sipas një akuze, David Brian Stone dhe David Brian Stone Jr kanë mësuar anëtarët e tjerë të Hutaree në qershor se si të përdorin mjetet eksplozive.
Si shtesë të kësaj, gjykata akuzon të nëntë të akuzuarit për bartje apo posedime të armëve vdekjeprurëse, të cilat janë mbajtur me qëllim për ta vrarë dikë.
Qendra për Drejtësi në Jug të ShBA-ve, që është një organizatë jofitimprurëse që monitoron grupet që nxitin urrejtje dhe organizatat periferike, “Hutaree”en cilëson si pjesë të grupit të njësive ushtarake që quhen “patriotike”.
“Në përgjithësi grupet patriotike e definojnë vetveten si kundërshtarë të ‘rregullit të ri botëror’ dhe angazhohen në teori konspiracioni apo janë mbrojtës të ideve të tyre, ndërsa përdorin doktrina të ashpra anti-qeveritare”, thuhet në raportin e kësaj qendre, të quajtur “Rage on the Right: The Year in Hate and Extremism”.
“Law Center” po ashtu i definon grupet patriotike si “policë ushtarakë dhe organizatat e tjera që shihen si pjesë e asaj që duan të ketë ‘një qeveri botërore’ e cila, sipas tyre, do e lirojë Amerikën nga përgjegjësia”.
Duke iu referuar listës së “Law Center”, Hutaree është njësi “e përbërë nga patriotë aktivë të SHBA-së, e themeluar më 2009”.