E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet Partia e Pensionistëve të Kosovës

Kryetari i partisë me të re, Partisë së Pensionistëve të Kosovës, Sabit Dragaj deklaroi dje në konferencën e parë se subjektet politike në Kosovë nuk do të gëzojnë më votën e pensionistëve.

Ai theksoi se deri më tani kanë mbështetjen e një numri të madh të pensionistëve dhe se është i bindur se do të arrijnë sadopak të përmirësojnë jetën e tyre në Kosovës.

Dragaj tha se për pensionistët shuma e parave që marrin nga qeveria është ofenduese, pasi nuk u dalin as për ilaçe. Ai thotë se anëtarë të partisë së tij mund të jenë jo vetëm pensionistët, por të gjithë qytetaret e Kosovës.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›