E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Francën rezoluta serbe për Kosovën e papranueshme

Beograd, 3 gusht 2010 - I ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës në Beograd, Michel Charbonnier, ka deklaruar se për Parisin është e papranueshme rezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe se Beogradi nuk është konsultuar me Francën për këtë propozim dokument. "Ky propozim, me të cilin bëhet thirrje për negociata për çështjet e pazgjidhura, përkatësisht për çështjen e pavarësisë së Kosovës, është manovër jokonstruktiv, me të cilin synohet që të vihet dyshim në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë", i tha Charbonnier, portalit beogradas Press. Ai më tutje ka theksuar se për Francën, mendimi i gjykatës është shumë i qartë, pasi me shumicë të madhe ka vlerësuar se asnjë prej argumenteve kundër pavarësisë së Kosovës, nuk është i pranueshëm. "Vënia e dyshimit në këtë interpretim do të thotë kundërshtim i GJND-së dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare", vlerësoi Michel Charbonnier.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›