E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nuk e lejon Hysenin të flasë si ministër i Jashtëm i Kosovës

New York, 3 gusht – Mbledhja e sotshme e Këshillit të Sigurimit të KB do të jetë e para në Kombet e Bashkuara me temë Kosovën, pas publikimit të Mendimit të GJND-së dhe në një farë mënyre paraqet testim të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare për rrethanat e reja, citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Vuk Jeremiqin, ministrin e jashtëm të Serbisë.

“Krahas shqyrtimit në raportin e rregullt të UNMIK-ut dhe të situatës shumë të vështirë”, siç është shprehur Jeremiq, “në të cilën gjendet popullata serbe dhe joshqiptare në Kosovë, do të shfrytëzojmë rastin që në këtë mbledhje të paraqesim qëndrimet shtetërore, të cilat janë miratuar javën e shkuar në Kuvendin  Popullor të Serbisë”, ka thënë Jeremiq.

“Do të kërkojmë mbështetje ndërkombëtare për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, i cili do të mundësojë gjetjen e zgjidhjes për kompromis me Kosovën”, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe.

Ministri Jeremiq ka theksuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk mund të jetë bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ashtu siç asnjë përpjekje për shkëputjen në historinë e KB nuk ka çuar në vendosjen e shtetësisë të çfarëdo territori në botë.

“është me rëndësi vendimtare që të ruhet paqja e stabiliteti në gjithë territorin e Kosovës, për çka rol vendimtar vazhdon të luajë Këshilli i Sigurimit të KB”, ka shtuar Jeremiq.

Për mbledhjen e sotshme të Këshillit të Sigurimit ka një interesim të jashtëzakonshëm për këtë periudhë kohe: mbi 40 vende janë paraqitur të marrin pjesë në shqyrtim, meqë pritet debat i ashpër.

Tanjug njofton se në Këshillin e Sigurimit ka arritur edhe letra e Skënder Hysenit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të cilën kërkon që t’i drejtohet këtij organi të KB në cilësinë e ministrit të jashtëm të shtetit të pavarur.

Federata ruse, e cila kryeson gjatë këtij muaji Këshillin e Sigurimit të KB, sipas kësaj agjencia këtë kërkesë e ka refuzuar si jo legale dhe ka marrë qëndrim që Hyseni mund të flasë, por vetëm si person privat, si çdo herë tjetër, siç thotë Tanjug.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›