Thaçi: Ideja e Tadiqit për ndarje të Kosovës është e marrë

Prishtinë, 3 gusht - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Kosova tashmë është 100 për qind e pavarur. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në ka thënë se idetë e presidentit serb Tadiq për negociata mbi statusin e Kosovës janë krejtësisht të parealizueshme dhe se Kosova tashmë është 100 për qind e pavarur.
Prezantimi i opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin e Kosovës, ishte shumë i qartë, plotësisht në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, në përputhshmëri me vendimin e institucioneve për të shpallur Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, ka thënë Thaçi, dhe ka shtuar se kjo “ishte fitore historike e diplomacisë kosovare dhe e institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”.
Thaçi ka thënë se tani është hapur një kapitulli ri për shtetin e Kosovës, kapitulli i konsolidimit dhe i forcimit të shtetit, i vazhdimit të njohjeve të reja dhe procesi i integrimit në NATO, në BE, dhe në OKB.
Kryeministri tha se nuk kemi bërë shumë zhurmë për opinionin e GJND-së, por kemi punuar shumë, së bashku me ekspertët vendorë e ndërkombëtarë për prezantimin e opinionit të GJND-së, dhe kjo tashmë ka dhënë efektet e veta maksimale që ishin befasi edhe për optimistët më të mëdhenj, por edhe për pesimistët.
Mendoj se pas GJND-së do të vazhdojnë njohjet e reja. Serbia natyrisht do të vazhdojë me rolin e vet destruktiv, por është e paaftë dhe e pandikim në opinionin ndërkombëtar për të penguar ecjen përpara të Kosovës.
Për Kosovën do të ketë vetëm njohje të reja, zhvillim dhe integrim.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth angazhimeve serbe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, Thaçi u shpreh se kjo ”nuk është diçka e papritur nga Serbia, por përsëri do të pësojnë autogola të tjerë”
Rreth idesë së publikuar dje të presidentit të Serbisë Tadiq që “statusi i Kosovës të zgjidhet sipas një modeli të autonomisë prej 1 e deri në 100”, sipas të cilit ai e pranon pavarësinë e dy milionë shqiptarëve, por me kusht që të njëjtin status ta kenë edhe serbët në veri, kryeminstri Thaçi rikujtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran njëqindpërqind. është njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, është pjesë e Bankës Botërore, e FMN-së, dhe së shpejti do të jetë pjesë e IBRD-së.
Kjo që vjen nga Serbia është një “ide e marrë”.
është një ide që ka qarkulluar që nga periudha e Slobodan Millosheviqit dhe është diçka që është më së paku e realizueshme, e cila nuk i duhet as Serbisë, as rajonit, dhe si e tillë shpejt do të nxirret në harresë.
Thaëi ka ripërsëritur se shteti i Kosovës mund të ketë bashkëpunim shtetëror me Serbinë, por në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme.
Dialog shtetëror po, dialog për çështje të brendshme jo. “Ne i kemi prezantuar idetë tonë të reja siç është hapja e zyrës së Republikës së Kosovës në veri, shërbimet e së cilës mund t’i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët, së shpejti do të hapet edhe gjykata në veri, do të fillohet me procedimin e rasteve konkrete.
Atje do të vazhdohet me krijimin e komunës së re, organizim e zgjedhjeve të lira në tri komuna të tjera, por edhe me vazhdimin e politikave tona socioekonomike, për rritjen e mirëqenies në atë pjesë.
I vetmi plan për këtë pjesë është dokumenti i presidentit Ahtisaari dhe strategjia që e kemi prezantuar si institucione të Republikës së Kosovës”, i ka thënë BBC-së kryeministri Thaçi.
Sipas tij, Mendimi i GJND-së për Kosovën është “definitivisht kulmi i fitores së diplomacisë kosovare dhe i angazhimeve tona maksimale politike e diplomatike. Ky sukses në Hagë reflekton vetë progresin e arritur në Republikën e Kosovës.
Për sloganin e proklamuar të kryeministrit “zero tolerancë” ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, kryeministri Thaçi ka thënë se edhe në këto momente kur po flasim ka veprime në këtë drejtim. “Pas njëmbëdhjetë vjetësh heshtjeje për këtë të keqe, kanë filluar që të lëvizin gjërat.
Nuk do të ketë kompromis në asnjë rrethanë, të gjithë janë të barabartë ndaj ligjit dhe unë do të vazhdoj ta zbatoj moton “zero tolerance” ndaj krimit dhe veprimeve negative.
Unë nuk do të interferoj në sistemin e drejtësisë, megjithëse sistemi i drejtësisë ende ka nevojë për reforma”.
Thaçi deklaroi se ndalja në Tribunalin e Hagës të Ramush Haradinajt, për rigjykim të pjesshëm “ ka qenë një lajm i papritur” dhe se UçK-ja dhe populli i Kosovës nuk kanë krye krime lufte, unë jam shumë krenar që e kam udhëhequr luftën e UçK-së për çlirim.
“Besoj në drejtësinë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë besoj edhe në pafajësinë e zotit Haradinaj”, është shprehur kryeministri.