E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia: S’jemi kundër Kosovës, por nuk e njohim

Bratislavë, 3 gusht – Sllovakia nuk do ta ndryshojë qëndrimin pas shpalljes së vendimit këshillëdhënës të GJND-së dhe nuk do ta njoh Kosovën, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi, Mikuláš Dzurinda.

“Nuk është e domosdoshme të ndryshojmë çfarëdo qoftë. Qëndrimi i ynë është i njohur që nga fillimi dhe vazhdon të jetë i pandryshuar. Nuk shoh kurrfarë arsye për çfarëdo ndryshimi”, është shprehur Dzurinda, kryeministër i dikurshëm sllovak. Ai ka shtuar se Sllovakia “po përpiqet t’u ndihmojë në të gjitha proceset që do të çonin drejt çfarëdo lloj marrëveshjeje ndërmjet Beogradit e Prishtinës”. Ky është qëndrimi ynë i vendosur, nuk jemi kundër Kosovës. Ne jemi për zgjidhje paqësore dhe me perspektivë të kësaj çështje. Dëshirojmë të jemi pjesë e politikës që do të nxisë institucionet evropiane dhe Beogradin për nivelin më të lartë të komunikimit.  Ai është shprehur se Sllovakia nuk ka asnjë presion që ta njoh Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›