Këshilli i Tiranës shkon në Kolegj
12/07/2011 Dështoi dje në KQZ tabela e mandateve. PS kundër, nuk pranon rezultatin
Ristani Subashit: Rast i papërshtatshëm për t’i kthyer borxhin PS
Tirana i rikthehet sërish Kolegjit Zgjedhor për të miratuar këshillin e saj të bashkisë të dalë pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Pas një mbledhjeje të tensionuar nga akuza dhe kundërakuza të anëtarëve ë tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me shumicë të thjeshtë tabelën përmbledhëse të rezultatit për shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak të Tiranës të nxjerrë nga KQZ-ja më 25 qershor pas mbylljes së numërimit nga ky komision të fletëve të kontestuara në 368 qendra votimi në Tiranë. Votimi i djeshëm do të thotë se tabela e këshillit duhet të presë deri në një vendim të Kolegjit që të miratohet, pasi nuk arriti të merrte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash në KQZ. Por sipas gjasave ajo që do t’i drejtohet Kolegjit do të jetë mazhoranca qeverisëse, e cila ka dhe shumicën e mandateve të këshillit të bashkisë më të madhe në vend.
Mbledhja e djeshme
Në fillim të mbledhjes kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, përshëndeti vendimet e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë. “Dua të përshëndes zhvillimet e fundit ligjore. Kishim të bënim me një proces tërësisht transparent. Ishte një proces që tregoi se shteti ligjor mirëfunksionoi dhe për më skeptikët ishte një rast i mirë që dhe ata të hiqnin çdo dyshim mbi veprimtarinë e kryer nga KQZ-ja”, - tha Ristani. Pasi u prezantua akti që duhej të miratohej, anëtarët socialistë në KQZ-së, duke diskutuar në parim aktin për ndarjen e mandateve nga të cilët varet përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, deklaruan se janë kundër aktit. “Nuk jemi dakord për miratimin e kësaj tabele. Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve. KQZ-ja u bë pjesë e manipulimit të zgjedhjeve”, - theksoi Eridian Saliani. Referuar deklaratave të bëra nga përfaqësuesit e opozitës, kreu i KQZ-së i ftoi ata që të bëjnë diskutime profesionale duke u bazuar në argumente ligjore. “Në rast se i jeni borxh partisë suaj për vendimin tuaj të 2009-s, nuk është ky rasti për t’i kthyer borxhin. Kemi të bëjmë me një akt që del nga vendimet e ligjshme dhe ju e keni konsideroni veten më lart vendimeve të gjykatës? Pse nuk ju pëlqen juve, ju duket e drejtë që Tirana të mbetet pa këshill bashkiak?! Referojuni ligjit, në rast se keni diçka kundër këtij akti”, - tha Ristani.
Batutat mes krerëve
Ristani - Duhet të bëjmë diskutime profesionale, duke u bazuar në argumente ligjore. Në rast se i jeni borxh partisë suaj për vendimin tuaj të 2009-s, nuk është ky rasti për t’i kthyer borxhin. Kemi të bëjmë me një akt që del nga vendimet e ligjshme dhe ju e keni konsideroni veten më lart vendimeve të gjykatës? Se nuk ju pëlqen juve, ju duket e drejtë që Tirana të mbetet pa këshill bashkiak?! Referojuni ligjit, në rast se keni diçka kundër këtij akti.
Subashi - zoti kryetar, unë që në fillim them se baza ku mbështetet ky akt për mua është e papranueshme dhe nuk e merr votën time “pro”.
Ristani - Ju mendoni se kjo është arsyeja e votës suaj. Ju jeni antishtet, jeni antiinstitucion, jeni tërësisht të varur politikisht.
Subashi - E keni krejtësisht gabim këtë.
Ristani - Ju nuk qenkeni të pavarur?! Ju ndenjët 3 muaj në shtëpi me urdhër të partisë dhe këtu na dilni si e pavarur!
Klement Zguri
“Nëse do të votoni kundër, jam kurioz të di nëse do t’ju zërë gjumi sonte apo jo. Përfaqësuesit e opozitës asnjëherë nuk kanë vepruar sipas ligjit sa i përket procesit të zhvilluar nga vetë ata për Tiranën. Ju jeni të detyruar ta votoni këtu, pasi e keni për detyrim. E dyta, mua nuk më shqetëson aspak vota juaj, pasi, kur Kolegji zgjidhi problemet për gjithë Tiranën, taksirat e ka që ta zgjidhë edhe këtë tabelë këtu.”
Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së
“Unë nuk kam qenë dakord që në fillim. Kam votuar kundër kësaj tabele dhe gjithë procesit të Tiranës se në bindjen time është fakti se pasqyrimi i votave në kutinë e gabuar nuk mund të pasqyronin rezultatit. Së dyti, mos harroni vitin 2009, që rezultati u certifikua pasi të 7-të anëtarët votuan pro rezultatit dhe më 2009-n kam diskutuar, jemi në të njëjtën situatë, nuk jam dakord me rezultatin.”
Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD-së
“Tashmë kemi në tavolinë një tabelë përkatëse rezultatesh. Këtu janë reflektuar të gjitha gjetjet dhe të gjitha rezultatet e konstatuara pas vendimit nr. 709. Dhe tabela që kemi sot reflekton të gjitha ndryshimet e dala nga dy numërimet e bëra nga KQZ-ja. Kjo tabelë është miratuar me vendim të KQZ-së dhe, nëse opozita do të ishte e pakënaqur, të ishte ankuar në Kolegjin Zgjedhor brenda afateve.”