E Diel, 1 Nëntor 2026

“Këshilli mbikëqyrës abuzon me pasuritë”

09/04/2005  Sindikatat e hekurudhave akuzojnë

DURRËS - Sindikalistët e transportit hekurudhor kanë lëshuar akuza të ashpra në adresë të këshillit mbikëqyrës të hekurudhave. Në konferencën e dytë të kësaj sindikate, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi,

sindikalistët nuk kanë kursyer denoncimin për abuzimet me pronat e hekurudhës. Ata kanë fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtorin e Drejtorisë së Transportit Hekurudhor pranë kësaj ministrie, Qemal Sina. Sipas kreut të sindikatës, Osman Meta, i cili mori mandatin për të vazhduar drejtimin e sindikatës, vjedhjet dhe abuzimet me pronat e hekurudhës kapin shifra të larta. Sindikalistët, të cilët kanë vite që kërkojnë administrimin e disa pronave të hekurudhës, thanë se këshilli mbikëqyrës ka vjelë miliona lekë nga qiratë e godinave dhe mjediseve. Por, ata theksuan se qiratë, që u janë vënë pronarëve kanë ndjekur rrugën e pazarllëqeve, duke përfunduar në xhepat e Sinës dhe të anëtarëve të tjerë të këshillit mbikëqyrës të hekurudhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›