Tre fëmijë vjedhin bazën e arsimit
09/04/2005 Arrestohen nga policia
DURRËS - Fëmijë të moshës 15 e 16 vjeç kanë vjedhur një sasi
dyersh e dritaresh në bazën ekonomike të arsimit në Durrës. M.G., I.B. dhe E.Sh., të tre banorë të lagjes nr.16 të qytetit, dy ditë më parë kanë hyrë në magazinat e arsimit dhe që andej kanë nxjerrë 9 copë dyer dhe 15 dritare duralumini. Për të vjedhur
materialet, fëmijët kanë hapur forcërisht njërën nga dyert e magazinës dhe i kanë nxjerrë jashtë në kohën që punëtorët e qendrës ekonomike kanë dalë nga puna. Sipas policisë, e cila ka mundur të bllokojë materialet pa u dhënë kohë fëmijëve t’i shesin ato, dy prej vjedhësve janë nxënës të vitin e parë të një shkolle të mesme, ndërsa i treti në arsimin e detyruar shkollor. Një muaj më parë, tre fëmijë kanë mundur të vjedhin pjesë kancelarie në një magazinë banke private, por pa mundur t’i fshehin ato, pasi policia ka gjetur dhe më pas i ka sekuestruar mallrat e vjedhura.