E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli, ndëshkime në Berat e Sarandë

Këshilli i Prokurorisë, ka shqyrtuar dje një inspektim të kryer në Prokurorinë e Beratit dhe Sarandës, diskutuar dosjet e Tasim Pucit prokuror rrethi në Berat, dhe ish- prokurorit të Sarandës Sali Hasa. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se pritet vlerësimi i inspektimit që do të bëhet, ndërsa për Pucin, Këshilli i Prokurorisë ka dhënë një masë me vërejte.

Një fakt i tillë është bërë i ditur nga burime të Prokuroirsë së Përgjithshme, të cilët pohuan se pritet të merret edhe një masë ndaj Hasës. Prokuroria i ka kërkuar Hasës argumentet e tij në lidhje me kontrollin e kryer në organin e akuzës në Sarandë gjatë kohës që ajo drejtohej nga Hasa.

Ky i fundit është liruar nga detyra që mbante në krye të prokurorisë së Sarandës disa muaj më parë dhe tani është prokuror i thjeshtë, po në këtë institucion. Burime të Këshillit të Prokurorisë, kanë pohuar se për Pucin, shkak i vërejtjes janë bërë shkeljet procedurale, por pa cilësuar raste konkrete.

Ai mësohet se ka qenë edhe prokuror që ka hetuar kallëzimin e Liljana Luanit, Qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan, për të cilën hetohet Adriatik Zotka, kryetar i Bashkisë së Poliçanit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›