E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhonin alkool pa lincensë, 3 në pranga

Një fabrikë e prodhimit të pijeve alkoolike pa licensë dhe me etiketa false është bllokuar dje nga policia


Antikrimi ekonomik, bllokon në banesën e një prej të arrestuarve punishten e...................................

TIRANE- Zbulohet një bazë e falsifikimit të pijeve alkoolike të falsifikuara, arrestohen tre persona të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Antikrimi Ekonomik i Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni të koduar "Konjaku i lirë", që përfundoi me arrestimin e tre personave, sekuestroi më shumë se një çerek tonelate pijesh alkoolike të llojeve të ndryshme. Qemal Xhafaj, 30 vjeç, Fatmir Koleci, 59 vjeç dhe Nazmi Kurti, 48 vjeç, akuzohen për veprat penale të "Falsifikimit të vulave dhe stampave ose formularëve", "Falsifikimi i letrave me vlerë", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" dhe "Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore".

Akuzat e mësipërme, sipas policies, janë ngritur pasi personat janë identifikuar si podhuesit e pijeve alkoolike të bllokuara gjatë ditës së djeshme.


Operacioni


"Konjaku i lirë", emri me të cilin policia kodoi dje ndërhyrjen e saj, iu dedikua çmimit të lirë të produkteve alkoolike, ka nisur paraditen e djeshme, kur policia ka bllokuar punishten, sasinë e pijeve alkoolike si dhe ambiente të tjera.

Më vonë, sipas tyre, është vazhduar deri dje në mbrëmje vonë, kur oficerët dhe hetuesit e antikrimit ekonomik kanë kryer kontrollet e banesave të Qemal Xhafajt, Fatmir Kolecit e Nazmi Kurtit. Sipas burimeve të policies, 59- vjeçari, Fatmir Koleci, u kap në banesën e tij duke mbushur shishe me pije të ndryshme alkoolike, me etiketa "Konjak Skënderbeu", "Fërnet", "Raki Grapa", "Vodka" etj. Në momentin e arrestimit, policia bllokoi edhe disa fuçi me pije alkoolike të gatshme për t'u mbushur në shishe dhe për t'u hedhur në treg si produkte origjinale.

Blutë bllokuan 1500 copë pulla fiskale të falsifikuara, 20 arka me nga 12 shishe 0.750 litërshe me etiketa të falsifikuara "Konjak Skëndërbeu" 15 arka me nga 12 shishe 0.750 litërshe me etiketa të falsifikuara "Fërnet" si dhe 35 arka me nga 12 shishe bosh me etika të falsifikuara si "Konjak Skënderbeu", "Fërnet", "Raki Grapa" "Vodka". Gjithashtu policia sekuestroi disa fuçi që në total shkojnë rreth 250 litër pije me pije alkoolike të ndryshme.

Burime nga policia thanë se pijet alkoolike të sekuestruara dyshohet se janë të rrezikshme për shëndetin ndërsa ndaj tre personave u mor masa e arrestit pasi akuzohen se kanë konsumuar një sërë veprash penale.

Sipas burimeve të policies, të arrestuarit kishin ngritur një sistem të shitjes dhe shpërndarjes së pijeve alkoolike në dyqane dhe në lokale të ndryshme me një çmim dy herë më të lirë se sa produktet e tjera të ofruara nga subjekte dhe firma të licensuara për prodhimin e pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme.

Të sekuestruara
2 arka me rreth 5000 tapa shishesh të ndryshme
2 fuçi plastike 50 litërshe e dyshuar si pije konjak.
2 fuçi plastike 50 litërshe e dyshuar si pije raki grapa.
1 fuçi plastike 50 litërshe e dyshuar si pije fërnet.
3 fuçi plastike 100 litërshe me alkool
5 shishe plastike 0.5 litërshe me esenca në ngjyra të ndryshme.
50 kuti kartoni me mbi shkrimin konjak Skënderbeu, Fërnet, Raki Grapa, Vodka etj.


Arrestohet fadromisti, vrau aksidentalisht pronarin

I shkakton vdekjen aksidentalisht pronarit të fadromës, arrestohet 44 -vjeçari. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Marqinet të Tiranës kur Albert Duka, 27 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi po riparonte një defekt në fadromë brenda së cilës ndodhej shoferi Mustafa Topi.

Ky i fundit u shoqërua menjëherë nga policia e komisariatit të policisë nr.6, për të sqaruar rrethanat e vdekjes së 27- vjeçarit. Burime nga policia thanë se Duka i cili ishte dhe pronari i fadromës po përpiqej bashkë me 44- vjeçarin të ndreqnin një defekt në fadromë.

Në këto rrethana Albert Duka, ka qenë duke kontrolluar dhe riparuar tubat për rrjedhjen e vajit kur është goditur në kokë nga pistoni që bën uljen dhe ngritjen e kolonës (kovës), duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë e kotë ndërhyrja e Topit për të shpëtuar jetën e pronarit të tij pasi goditja ka qenë fatale, ndërsa lajmëroi policinë. Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e provave ndërsa kreu arrestimin e Topit pasi dyshohet se i ka shkaktuar 27 -vjeçarit vdekjen aksidentalisht.

Ai akuzohet për veprën penale të "vrasjes nga pakujdesia" ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›