Anëtarët e Gjykatës së Lartë ofrojnë ndihmë për gjyqësorin kosovar
Anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë pritur dje në një takim delegacionin e nivelit të lartë të Kosovës, i kryesuar nga ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, si dhe ministri i Shërbimit Publik, Arsim Bajrami. Gjatë takimit dypalësh, sipas burimeve zyrtare, të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë theksuan rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla dhe mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në shërbim të rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e drejtësisë, ku ndihma nga të dyja palët do të jetë më se e nevojshme dhe konkrete, në mënyrë që të arrihen standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti të ri me një Kushtetutë të re dhe moderne, institucioneve të drejtësisë u del nevoja që të nisin reformat e duhura për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, duke e përafruar atë me vendet e përparuara. Hapa të rëndësishëm, sipas ministres së Drejtësisë së Kosovës, janë dhe ngritja dhe standardizimi i gjykatave themelore të qarqeve, gjykatave të apelit, Gjykatës Supreme, si dhe dy gjykatave Administrative dhe Komerciale. Anëtarët e Gjykatës së Lartë theksuan se gjyqësori shqiptar do të jetë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kosovarë, të cilët për t'i shërbyer shtetit të tyre të ri, do të duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë rritjes së standardeve në drejtësi dhe gjyqësor, në mënyrë që ai të jetë sa më i pavarur dhe demokratik.
Rama, takim me dy ish-kryeministra italianë në Romë
Pas Brukselit, ishte Roma stacioni i Edi Ramës dhe i ekipit të programit të ri të Partisë Socialiste. Në selinë e fondacionit “Italianieuropei” u hodh hapi i parë i një pune të përbashkët në funksion të objektivit të shpallur prej kryesocialistit për të ndërtuar një program krejt të ndryshëm nga programet e 17 vjetëve të fundit, duke shkruar jo një libër premtimesh, po një guidë të qeverisjes së re në çdo sektor. Rama prezantoi faktet dhe idetë e mbledhura gjatë "Dialogut me Shqipërinë" përpara dy ish-kryeministrave italianë, Xhuliano Amato e Masimo D'Alema, dhe një grupi të gjerë ekspertësh të angazhuar prej tyre. Më tej u ballafaquan mendime dhe eksperienca të ndryshme e u ngritën sipas fushave pesë grupe të përbashkëta ekspertësh. Në fund të muajit shtator këto grupe do të paraqesin rekomandimet konkrete për të gjitha problemet e ngritura në këtë takim të parë, ku vend të veçantë patën bujqësia, arsimi, shëndetësia e mjedisi.