Këshilltarët socialistë fyejnë simbolet kombëtare, e krahasojnë shqiponjën me një breshkë
S’ka të ndalur urrejtja e Edvinit ndaj kryeqytetit, për shkak se e shkarkoi më 2011-n
Këshilltarët bashkiakë të PS-së, kanë përdhosur dje simbolet kombëtare, duke e krahasuar shqiponjën, me një breshkë. Ka qenë këshilltari socialist Mehemt Hasanlami, i cili, dje para miratimit të sheshit me emrin “Shqiponja”, e krahasoi monumentin e shpendit simbol kombëtare me një breshke. “E keni parë mirë shqiponjën që keni bërë ngjan si një breshkë dhe jo si shqiponjë”.
Më tej këshilltari tha se dhe zbukurimet ne qendër të Tiranës ngjajnë me arkivole.
“Po zbukurimet para Bashkisë së Tiranës i keni bërë si arkivole”.
I menjëhershëm ka qenë pas kësaj fyerje, reagimi i kryebashkiakut Lulzim Basha, duke i cilësuar deklarime te këshilltarit socialist si perverse.
“Se ku e ke parë ti shqiponjën akoma pa u vendosur ti qofsh. Se kush je ti që i thua shqiponjës, breshkë ti qofsh, se shqiponja nuk është vendosur ende, por lartësia në të cilën është vendosur shqiponja është e madhe. Frymëzimi për këtë shembull është i një mendje perverse sepse një mendje perverse imagjinon arkivole në qendër të Tiranës. Ai është ndërtuar nga shqiptar, ky dekor sjell atmosferë festive, por mos u bëni prishës të festës. Është dikush që merret, ky është diskutim përçarës, z. kryetar jepini fund”, reagoi Basha.
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës është karakterizuar nga debate mes këshilltarëve socialistë dhe kreut të Bashkisë, Lulzim Basha, ku dekori ishte në qendër të diskutimeve, pasi këshilltarët e PS-së akuzuan kryebashkiakun për mostransparencë.
Këshilltarët e opozitës kërkuan të bëhet transparent tenderi për dekorimin e Tiranës, duke hedhur akuza për kunatin e kryebashkiakut Basha.
Kreu i Bashkisë u përgjigj se dekori i Tiranës është vepër e qytetarëve dhe e biznesmenëve, ashtu siç do të jetë edhe shqiponja që do të vendoset tek rrethrrotullimi i Doganës, apo edhe vepra të tjera.
Akuzat e opozitës Basha i konsideroi si shpifje, duke kujtuar se disa opozitarë janë deklaruar si shpifës edhe nga gjykata.
Pas kësaj, Basha tha se interesi i këtij këshilli është që përtej zhurmave, të merret me çështjet që i interesojnë qytetarëve.
Këshilli Bashkiak miratoi pa votat e opozitës pikën 2 të rendit të ditës për “Disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë së Tiranë për vitin 2012”.