E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kështjella", hetimi zgjatet edhe tre muaj

 

TIRANE - Prokuroria për Krimet e Rënda shtyn edhe 3 muaj mbylljen e hetimeve në ngarkim të personave të arrestuar nga operacioni policor "Kështjella", në maj të këtij viti me 40 kg heroinë. Shkak për zgjatjen e kohës së mbajtjes nën hetim të tre gjermanëve Daniel Eglert, Franc e Regina Kiascek dhe dy shqiptarët, Zaim Tafa dhe Albert Pëllumbaj, është marrja e provave të reja nga organi i procedimit. Katër prej të dyshuarve si pjesëmarrës në trafikun e narkotikëve hetohen nën masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa Zaim Tafa hetohet në gjendje të lirë. Një vendim i Gjykatës së Lartë më 14 korrik e liroi Tafën nga masa e "arrestit me burg" për mungesë pro-vash. Ndërkohë prokuroria pretendoi gjatë shqyrtimit të kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij se zotëroheshin përgjime telefonike dhe filmime që inkriminonin Tafën në trafikun e drogës. Operacioni policor që vuri në pranga pesë persona u ndërmor më 2 maj të këtij, kur u vunë në pranga Zaim Tafa, pronar i kompleksit "Kështjella", pranë qytetit të Patosit dhe Albert Pëllumbin, të dy nga Fieri; si dhe tre shtetasit gjermanë Daniel Englert dhe Franz e Regina Kiacsek.                                          a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›