E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nënë Ferideja e Pogradecit”, procedohet 70 vjeçarja që mbolli kanabis



Policia e Pogradecit ka nisur një procedim penal ndaj një të moshuare 70-vjeçare, pasi asaj iu gjendën 6 bimë narkotike, të mbjella në oborrin e shtëpisë së saj. Burimet policore bëjnë me dijeni se ajo është Lirije Capo, banuese në fshatin Gështenjas, pasi në oborrin e banesës së saj janë gjetur 6 bimë të ngjashme me ato të kanabis sattiva, të cilat u morën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Për shkak të moshës, është vendosur që ajo të ndiqet në gjendje të lirë. Nga policia u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

Greqi, një grabitës shqiptar arratiset nga burgu, por fshihet në vendin e gabuar

Një i ri shqiptar është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi por pak orë më vonë është arritur të rivihej në pranga. Autoritetet refuzuan të publikojnë emrin e të arratisurit, por thanë se ai ishte nën hetim në gjendje paraburgimi, me akuza për një seri grabitjesh në Athinë. Ngjarja ndodhi në orën 06.20 të ditës së djeshme, në burgun e Koridhalosit që gjendet në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Djali 25 vjeçar nga Shqipëria, arriti të manipulojë forcat policore të sigurisë dhe gardianët, duke u shtirur si i sëmurë. Ai është dërguar në spitalin shtetëror “Erithros Stavros” për t’i vizituar dhe për t’iu dhënë ndihma e kërkuar mjekësore. Nga ambientet e spitalit, tek reparti A i Kirurgjisë, 25-vjeçari ka arritur që edhe pse ruhej nga disa forca policore, të çante rrethimin duke fituar lirinë që në të vërtetë, zgjati vetëm disa orë. Forca të ndërhyrjes së shpejtë, arritën të lokalizojnë të dyshuarin, i cili u kap brenda një makine në rajonin e Ambelokipon, ku po lëvizte në përpjekje për t’i shpëtuar një ri-prangosjeje të mundshme. Nesër, parashikohet që i dyshuari për seria grabitjesh, të dalë edhe një herë para gjykatës, ku të vlerësohet masa e re e sigurisë, këtë radhë për arratisje nga mjediset e vuajtjes së dënimit.

4 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›