Qeveria po zhyt vendin në varfëri
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste akuzon Qeverinë se po vërfëron shqiptarët. Sipas nënsekretarit për Programin në PS, Ilir Beqja, edhe rritja më e fundit e pensioneve apo e pagave nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen e buxheteve familjare. Beqja sqaron se për mbi 200 mijë familje të pensionistëve që jetojnë të vetëm, në qytet rritja më e fundit nuk ofron më shumë se 1700 lekë në muaj apo 55 lekë në ditë dhe kjo shumë të hollash nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin mujor, me të paktën 600 lekë, të faturës së energjisë elektrike të një çifti pensionistësh, shtrenjtimin mujor, me të paktën 550 lekë, të 600 gramëve në ditë bukë që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh apo shtrenjtimin mujor, me të paktën 400 lekë, të konsumit të vajit dhe yndyrnave që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh. Madje, sipas tij, janë shtrenjtuar krahasuar me një vit më parë edhe shumë zëra të tjerë të nevojshëm për të jetuar. “Situata është më e rëndë për të punësuarit, të cilëve një pjesë e mirë e rritjes së pagës në korrik 2008, u shkon për të përballuar pakësimin që iu bë pagës reale nga zbatimi i taksës së sheshtë në gusht 2007. Kundrejt kësaj situate dramatike, burimet zyrtare vijojnë të deklarojnë që ushqimet kushtojnë më lirë, meqë shalqini e pjepri kushtokan më lirë se në dhjetor 2007”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008