IFC mbështejte për projektet energjetike dhe portuale
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim zëvendëspresidentin për Evropën dhe rajonin të IFC-së, zotin Jyrki Koskelo. Duke uruar zotin Koskelo për detyrën e re, Kryeministri e falënderoi atë për ndihmën e çmuar që IFC (International Finance Corporation) i ka dhënë qeverisë shqiptare në shumë projekte. Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare e konsideron IFC një partnere të suksesshme në zbatimin e reformave me rëndësi jetike për vendin. Gjatë takimit ai i shprehu Koskelos angazhimin e qeverisë për të vazhduar punën për ndërtimin e HEC-it të Ashtës, të asistuar nga IFC. Ndër të tjera, kryeministri Berisha e falënderoi zotin Koskelo për asistencën që IFC po jep në përgatitjen e procesit të privatizimit të shpërndarjes së KESH. Kryeministri theksoi se angazhimi i qeverisë shqiptare në këtë proces ka qenë dhe është i plotë, duke pasur si objektiv kryesor transparencën totale dhe arritjen e qëllimit, finalizimin e privatizimit, në muajin shtator. Nga ana e tij, Koskelo, i cili vizitën e tij të parë në detyrën e re, po e zhvillon në Shqipëri, u shpreh se e konsideronte Shqipërinë si një partnere të fuqishme bashkëpunimi me potenciale të shumta për t u shfrytëzuar. Ai përgëzoi qeverinë shqiptare për progresin në reformat ekonomike, si dhe progresin e bërë në përmirësimin e klimës së biznesit. Zëvendëspresidenti i IFC, zoti Koskelo, e siguroi kryeministrin Berisha për mbështetjen e IFC, në zhvillimin e mëtejshëm të reformave në Shqipëri si dhe për vazhdimësinë e asistencës së saj në zhvillimin e projekteve të rëndësishme për vendin.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008