E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështu qeveria ia merr tokën e dhënë pronarëve

• Përveç ndëshkimit nga vendimet e qeverisë për transferimin e pronave në drejtim të pushtetit vendor, ish-pronarët preken edhe nga ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” në vitin 2006.ADI SHKEMBIMe këtë ligj, megjithëse pronarëve u është njohur prona me një vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo nuk do të thotë që ata të jenë 100% të sigurt për pronën e tyre, të paktën derisa ata të kompensohen fizikisht. Kështu në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, e miratuar nga ish-qeveria socialiste sanksionohej se administrata publike nuk mund të lidhte kontratë me një palë të tretë për aq kohë sa nuk ka përfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit të pronës. Në këtë mënyrë, për të bërë një investim, duhej që më parë ish-pronari të merrte kompensimin fizik të pronës dhe më pas negociatat për investimin duhej të bëheshin mes investitorit dhe pronarit që i është kthyer prona. “Për tokat që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike ndalohen të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”, sanksionohej në dispozitën kalimtare të nenit 28 në ligjin e vitit 2004.Ligji i 2006Por këto procedura kanë ndryshuar dy vjet më vonë, kur në pushtet kishte ardhur Partia Demokratike. Me anë të disa amendimeve të bëra në vitin 2006, qeveria i jepte më shumë kompetenca vetes për t’i hapur rrugë investimeve, kur për zona të caktuara kishte interes për të investuar. Kështu në pikën 1 të nenit 7/1 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” thuhet se “Në të gjitha rastet kur marrëveshjet ndërkombëtare, planet e përgjithshme të zhvillimit urbanistik apo planet e zhvillimit ekonomik ose të turizmit parashikojnë, në pronat e kthyera sipas këtij ligji, ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të investimit, në ekonomi a infrastrukturë, infrastrukturën turistike, vepra ujore, energjetikë etj., nga shteti ose të tretë, në shërbim apo në interes publik, subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesi i interesuar për investim, në varësi të formës juridike ku mbështetet zhvillimi i projektit, mund të hyjnë në marrëdhënie kontraktore, me qëllim realizimin e investimit”. Pra, sipas kësaj pike (kjo procedurë nuk ka qenë e parashikuar në ligjin e vitit 2004) megjithëse procesi i kthimit të pronës mund të mos ketë përfunduar ende, nëse një investitor ka interes për një zonë të caktuar, ish-pronari i cili ka aktin e njohjes së pronës, mund të hyjë në negociata. Por problemi është pikërisht në pikën 2 të këtij neni. “Kur subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesit e investimit nuk përfundojnë brenda një afati normal negociatash nënshkrimin e marrëveshjeve respektive të kalimit apo posedimit të ligjshëm të pasurisë, Këshilli i Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi, vendos kompensimin e subjektit të shpronësuar, sipas çmimit të tregut për sipërfaqet ku do të zhvillohet projekti. Subjekti i shpronësuar dhe zhvilluesi i investimit i zhvillojnë negociatat, sipas paragrafit të parë të kësaj pike, në kushtet e tregut”, thuhet në këtë pikë. Më konkretisht, duke qenë se në këto negociata, sido që ato të zhvillohen, përparësi do të ketë investuesi, ky i fundit është i prirur për t’i dhënë ish-pronarit përqindjen më të vogël të mundshme në këtë investim dhe nëse ish-pronari nuk do ta pranojë, ai do të kalojë në listën e personave që presin kompensimin financiar nga AKKP-ja. ndryshimet ne ligjin e pronaveSi ishte ligji i vitit 2004Neni 28Dispozitë kalimtarePër tokat që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike ndalohen të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.Si bëhet në ligjin e vitit 2006Neni 7/1Prona të kthyera që i shërbejnë interesit publik1. Në të gjitha rastet kur marrëveshjet ndërkombëtare, planet e përgjithshme të zhvillimit urbanistik apo planet e zhvillimit ekonomik ose të turizmit parashikojnë, në pronat e kthyera sipas këtij ligji, ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të investimit, në ekonomi a infrastrukturë, infrastrukturën turistike, vepra ujore, energjetikë etj., nga shteti ose të tretë, në shërbim apo në interes publik, subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesi i interesuar për investim, në varësi të formës juridike ku mbështetet zhvillimi i projektit, mund të hyjnë në marrëdhënie kontraktore, me qëllim realizimin e investimit.2. Kur subjektet e shpronësuara dhe zhvilluesit e investimit nuk përfundojnë brenda një afati normal negociatash nënshkrimin e marrëveshjeve respektive të kalimit apo posedimit të ligjshëm të pasurisë, Këshilli i Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi, vendos kompensimin e subjektit të shpronësuar, sipas çmimit të tregut për sipërfaqet ku do të zhvillohet projekti.Subjekti i shpronësuar dhe zhvilluesi i investimit i zhvillojnë negociatat, sipas paragrafit të parë të kësaj pike, në kushtet e tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›