E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister vdekja e të dënuarit në Peqin

• Shuhet në qeli tmerri i plagosjeve me thikë në Elbasan. Besnik Tatoshi, 24 vjeç, ka vdekur mbrëmjen e së dielës në burgun Peqinit si pasojë e një infarkti të shkaktuar nga tromboza.Fatos MahmutajBurime nga burgjet pohojnë se Tatoshi, i dënuar për tentativë vrasjeje prej tre muajsh, ishte dërguar në qelitë e burgut të Peqinit, pasi dënimi për të kishte marrë formë të prerë. Që nga momenti i izolimit në këtë burg, ai ka pasur probleme të sëmundjes së trombozës, për të cilën i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale në zorrë. Mjekët gjatë operacioneve kanë konstatuar se sëmundja nga e cila ai vuante i ishte shfaqur që kur kishte lindur dhe e kishte shoqëruar për gjithë jetën. Pasditen e së dielës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar jashtë mase, çka ka detyruar autoritetet e burgut për të nisur me urgjencë për në Tiranë të burgosurin, i cili ka vdekur gjatë rrugës. Trupi i pajetë i tij ka mbërritur në Spitalin e Burgjeve, ndërsa më pas është dërguar në morg, ku gjatë paradites së sotme i është bërë autopsia dhe i është dorëzuar familjarëve.Mohimi Drejtori i burgut të Peqinit, Shkëlqim Kalemi, i kontaktuar dje nëpërmjet telefonit, konfirmoi faktin e të burgosurit të vdekur, por mohoi që ai të kishte vdekur rrugës për në Tiranë. Sipas tij, ai ka mbërritur i gjallë në urgjencën e Spitalit të Burgjeve, ndërsa ka vdekur gjatë dhënies së ndihmës së parë. Por ky pretendim i Kalemit është kundërshtuar nga Spitali i Burgjeve, të cilët pohojnë se 24-vjeçari Tatoshi ka mbërritur i vdekur dhe për shkak të kësaj ata kanë njoftuar mjekësinë ligjore dhe prokurorinë e kryeqytetit. Pas kësaj prokurori i gatshëm ka sekuestruar dokumentacionin e të burgosurit dhe ka nisur hetimin për vdekjen e tij, duke ngritur akuzën e mosdhënies së ndihmës mjekësore nga burgu i Peqinit. Të paktën në një konkluzion të tillë kanë dalë paraprakisht edhe ekspertët mjeko-ligjorë që këqyrën kufomën. Pritet që gjatë ditëve në vazhdim të mblidhen provat e kësaj çështjeje. Dënimi Besnik Tatoshi, 24-vjeçari elbasanas që vdiq dy ditë më parë në qeli, është arrestuar më 3 tetor 2006, pasi kishte plagosur me thikë një 20-vjeçar fqinj të tij. Shkak për plagosjen mendohet se ka qenë një zënkë banale midis tyre, pas të cilës Tatoshi e ka qëlluar kundërshtarin disa herë me thikë në bark, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, por për shkak të ndërhyrjes së mjekëve ai ka kaluar rrezikun për jetën. Policët e lajmëruar nga dëshmitarët kanë vënë në pranga të riun, ndërkohë pas verifikimeve në komisariat ai ka rezultuar të ketë vuajtur një dënim për një vepër të tillë në vitin 2004. Në grindje e sipër ai kishte qëlluar me thikë 16-vjeçarin E.T., nga Librazhdi. Ngjarja e rëndë, që për pak i kushtoi jetën adoleshentit të dëmtuar, ka ndodhur në lagjen “Namazgja” të Elbasanit. 24 vjeçIshte i burgosuri Besnik Tatoshi nga Elbasani, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në qelitë e burgut të Peqinit si pasojë e sëmundjes së trombozës2 denimePër plagosje me thikë të bashkëmoshatarëve kishte marrë gjatë katër viteve të fundit i riu elbasanas Besnik Tatoshi, që vdiq në burgun e Peqinit Hetime për mosdhënie mjekimiTIRANE – Mosdhënia e mjekimit të nevojshëm. Kjo është vepra penale për të cilën Prokuroria e kryeqytetit ka filluar procedimin penal lidhur me vdekjen e të dënuarit në burgun e Peqinit. Organi i akuzës ka dërguar prokurorin e gatshëm për të ndjekur procedurën e autopsisë së viktimës. Prokuroria gjithashtu ka marrë deklarimet e mjekëve të Spitalit të Burgjeve, të cilët janë shprehur se i dënuari ka mbërritur pa jetë aty. Ndërkaq zyrtarët e burgut të Peqinit kanë pretenduar nga ana e tyre se i dënuari ishte nxjerrë nga burgu i gjallë, porse kishte kriza të forta. Procedimi penal është regjistruar dy ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës dhe pritet që hetimet e mëtejshme të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes së ndodhur në burgun e Peqinit. S’takoi fëmijët,tenton vetëvrasjenTIRANE – I ndalojnë fëmijët për ta takuar, i paraburgosuri tenton të vrasë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qelitë e Burgut 313 në kryeqytet, ndërsa i arrestuari Arjan Tafa ka tentuar të vetëvaret në qeli, por që fatmirësisht është shpëtuar nga një prej shokëve të qelisë, i cili pasi ka kuptuar qëllimin e Tafës, e ka ndaluar atë. Shkak për vetëvrasjen kanë qenë krizat e rënda depresive që ai kishte kaluar, për shkak se ditën e premte gjatë takimit me familjarët, autoritetet e burgut nuk kishin lejuar fëmijët e tij për ta takuar. Sipas policëve, fëmijët nuk kishin pasur dokumente identifikimi me vete. Burime nga Spitali i Burgjeve pohojnë se rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së dielës, Tafa është shtruar në këtë institucion me probleme në mushkri, ndërkohë ndodhej në gjendje të rëndë neurotike. Pas shtrimit ai ka marrë mjekime, ndërsa gjatë paradites së djeshme gjendja e tij është paraqitur më e stabilizuar për sa i përket shëndetit mendor. Sipas burimeve nga Spitali i Burgjeve, pas disa ditësh ai pritet të rikthehet sërish në qelinë e tij në Burgun 313.                     fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›