U gjendet drogë në qeli, 4 të arrestuar në rigjykim
29/06/2011 Marijuanë dhe heroinë, ekspertët dyshime se lënda narkotikë është futur nga punonjësit
DURRES- Katër të rinj që janë izoluar në Institutin e Ekzekutimit të Veprave Penale në Durrës do të ridalin para togave të zeza, pasi gjatë një kontrolli të programuar në qeli u është kapur hashash e kokainë. Emiljano L. 25 vjeç i arrestuar për veprën penale të plagosjes me armë; Mirjan M. 21 vjeç i arrestuar për prodhim e shitje të lëndës narkotike; Mikel GJ. 24 vjeç i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje dhe Euxhen M. 26 vjeç i arrestuar për vrasje me dashje në bashkëpunim janë akuzuar se kanë konsumuar drogë në mjediset e paraburgimit.
Droga
Shërbimet e investigimit kanë mundur të informohen se në qelitë e burgut të Durrësit disa të ndaluar konsumojnë drogë. Kjo i ka shtyrë ata të survejojnë dhe dje në orët e paradites kanë hyrë në disa qeli për të bërë kontroll. Të katër të rinjtë të lindur e banues në Shijak të Durrësit do të duhet të shpjegojnë personin që ka futur drogën brenda në qeli duke sfiduar në këtë mënyrë edhe punonjësit e sigurisë në këtë institut të sigurisë së veçantë. Ekspertët e antidrogës janë të sigurt se lënda narkotike e sekuestruar është e llojit cannabis sativa dhe pluhur i bardhë, heroinë. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që në qelitë e burgut të Durrësit kapet drogë. Gjatë vitit të shkuar ky institucion është bërë disa herë objekt investigimi pas informacioneve se persona të paidentifikuar ushqenin me drogë të burgosurit. Në mars të vitit 2010 efektivat e SHKB kanë ndaluar policin Ilir S., pasi ai u akuzua se kishte futur drogë në qelitë e të burgosurve. Shërbimet e investigimit kanë dyshime të forta se edhe në rastin e një dite më parë droga ka të ngjarë të jetë futur nga punonjës të institucionit. Sasia e drogës së kapur ka qenë në disa gram dhe e llojeve të ndryshme, ndërkohë që lënda narkotike është futur brenda ndoshta edhe me ushqime për të ndaluarit, duke i shpëtuar kontrollit të rreptë e të përhershëm të ushqimeve e veshmbathjeve. Drejtoria e Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Durrës ka bërë të mundur krijimin e shumë kushteve për të ndaluarit. Brenda në këtë burg ka bibliotekë, sallë kompjuteri, mësim të gjuhës së huaj, internet, kënde sportive etj., duke ua lehtësuar aktin e kryer para se të përfundonin në qeli. Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale në Durrës është nën administrimin e Ministrisë së Drejtësisë. Kushtet në këtë qendër izolimi të autorëve të krimeve apo të të dyshuarve për krime janë shumë të mira dhe në përmbushje të standardeve ndërkombëtare. Vetëm disa muaj më parë shumë të rinj të dënuar iu nënshtruan kurseve të mësimit të gjuhës së huaj dhe përfituan certifikata të mësimit të gjuhës angleze, franceze dhe italiane. Po ashtu këtu ka bibliotekë dhe kënde të tjera për argëtim të kufizuar.