Këta hedhin çdo gjë nga varka, mbajnë veç velën
Kur shoh politikanët në televizor, më zë koka. Më është krijuar bindja se, n.q.s. dëshiron të bëhesh politikan, duhet të jesh i gatshëm të hedhësh nga “anija” në det “peshë të tepërt”.
Fillo me integritetin e karakterit, vazhdo me topat e rëndë dhe gjylet, më pas me fuçitë e barutit, pastaj ekuipazhin dhe humb ca peshë vetë. Mbaj vetëm velën. Kur të kesh mbaruar me këto, atëherë, kam përshtypjen se nuk do të të rruhet shumë për të palarat.