E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi? Nga qeveri Otrantosh në qeveri Butrinti!

Politika mund të grijë sallatë sa të dojë, por e vërteta është e thjeshtë: Ata shqiptarë që përfunduan në ujrat e Liqenit të Butrintit, e mendonin atë rrugë, si rrugën drejt një jete më të mirë, që ua kanë premtuar, por nuk e kanë realizuar kurrë qeveritë e “tranzicionit”.

“Burrat e mbajnë fjalën”, - thotë kryeministri i sotëm. “Prapa më vjen historia”, - thoshte kryeministri i djeshëm! Çfarë fjale burrash tragjikë! U premtojnë lumturinë! U japin arratinë!

Të premtosh "tolerenacë zero" kundër korrupsionit dhe t’u japësh njerëzve Gërdecin, t’u premtosh "Shqipërinë një Euro" dhe t’u japësh si shembull pasurimi dhe miqësie, njerëz të pashkollë si Fazlliçi, ky nuk është progres. Aq më pak, fjalë e mbajtur.

"Qeveri Gangsterësh", e quante dikur qeverinë e para ca viteve gazeta "The Guardian" e Londrës. "Kafshë që kanë dalë krejt jashtë kontrollit" thoshte "The New York Times" e marsit 2008. Nga qeveri Otrantosh, në qeveri Butrinti! Çfarë "progresi gjigand" i qeverive shqiptare. U propozoj gjuhëtareve shqiptarë që të bëjnë një ndryshim në fjalorin modern të gjuhës shqipe: fjalën Qeveri ta kthejnë në QEVEZI!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›