E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo do ta rëndonte shumë aleancën mes Rusisë dhe Serbisë

Në një artikull në gazetën “Le Monde Diplomatique”, nga Bruno Coppieters-i, profesor i shkencave politike në Universitetin e Brukselit, thuhet se: “Në rastin e njohjes së Abkazisë dhe Osetisë Jugore, Rusia kujtoi shtetet për të drejtën e çdo shteti sovran që të njohë shtete të tjerë”.

Në këtë rast, Rusia solli një sërë argumentesh mbi veçantinë e situatës në Abkazi dhe Osetinë Jugore dhe, kjo, me qëllim. Sepse dhe Kremlini e di, se sa e rrezikshme do të ishte shpallja e një doktrine të re, që do të mund të ishte e zbatueshme edhe në territore të tjerë, p.sh. në Kaukazinë Veriore. Një kompromis mbi statusin ndërkombëtar të këtyre territoreve, ngjan ekstremisht i vështirë.

Kjo do ta rëndonte shumë aleancën mes Rusisë dhe Serbisë, gjithashtu dhe të fuqive perëndimore me Gjeorgjinë. Më tej, një kompromis i tij, me siguri do të çonte në një ndarje të mëtejshme të këtyre territoreve, sipas kritereve etnike. Autoriteti i Të Drejtës Ndërkombëtare, ndërkohë, është dëmtuar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së është dobësuar, asnjë reformë e tij nuk pritet. Pa marrë parasysh këto, të dy palët në retorikën dhe praktikën e tyre, u referohen disa principeve.

Për përdorimin e tyre, ama, çdo palë, dëshiron të vendosë vetë, ndërkohë që argumentet normative që sjellin vazhdimisht, i shërbejnë veç justifikimit të vendimit të tyre ”të jashtëzakonshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›