E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për të mos lejuar që, vese të tilla, të ngrihen në rangun e virtyteve

Shpesh, për hatër të audiencës, banaliteti dhe vulgaritetit, paraqiten si tendencë ose modë të jetuari dhe sjelluri. Televizionet tona janë të mbushura me të tilla gjëra, si në orare dhe në intensitet.

Në blogun e “Shekulli”-t, e shoh me interes, diskutimin për një rast, kur moderatori i një emisioni televiziv, reklamon përdorimin e drogës dhe një i ftuar idiot thotë se “e pika pa problem të kuqen, të bardhën, etj.”.

Së pari do të doja të përgëzoja autorin e artikullit që ka hapur këtë diskutim dhe nëpërmjet jush t’i përcillja mirënjohjen time. Por ai flet për “pyetjet ka dashur t’i drejtojë VIP-it” (e ka fjalën për individin që drejton këtë emision). Unë e garantoj që, interesi më i madh, është që ky artikull, duhet t’i bëjë përshtypje lexuesit dhe jo VIP-it. Mendoj se ndërgjegjja duhet të zgjohet tek ne të tërë si fillim, për të moslejuar që, vese të tilla, të ngrihen në rangun e virtyteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›