Keta po na fyejne

Duhet ta pranojme se televizioni na ka dhuruar nje forme te re komunikimi politik ne debatet tona televizive. Mirepo kjo para se gjithash eshte shnderruar ne nje forum per replika artistike. Fjali te shkurtra dhe buzeqeshje dhelpre Ky eshte arti i te folurit qe parapelqehet nga politikanet per te komunikuar me publikun e tyre. Edhe ketu forma shpeshhere na del e bukur.
Nga Gezim Mekuli
Flamujt filmat dhe sloganet jane duke u keqperdorur pa kufi nga partite politike. Si rrjedhoje e ketij komunikimi politik hapesira publike shqiptare eshte plot zbrazeti e thate jo bindese dhe jo rralle fyese.
Ne debatin per apo kunder reklames politike televizive shpeshhere eshte theksuar se natyra dhe forma e shpejte e reklames televizive mund te ndikoje negativisht ne mbarevajtjen e debatit politik. Si rrjedhoje e kesaj politika eshte bere me pak konkrete dhe me shume e pergjithshme. Reklama politike ne vecanti ne fushaten parazgjedhore eshte e orientuar dhe e perqendruar me shume ne individ - person. Para se gjithash reklama politike televizive eshte e brumosur dhe e ngjyrosur me slogane. Vetem per pak sekonda kjo provon dhe synon te jete instrumenti i perkryer i partise per te komunikuar me opinionin publik para dhe gjate zgjedhjeve te lira.
Shtrohet pyetja A eshte e mundshme qe politika e sloganeve e leshuar ne forme mesazhesh te shkurtra dhe te detyruara te kete ne permbajtjen e vet kryesisht sqarime dhe informacione politike
Ne te gjitha kohet komunikimi politik ka pasur dy qellime kryesore te argumentoje dhe te mobilizoje. Procesi i argumentimit realizohet ne parlamente tubime dhe seksione te ndryshme publike. Mobilizimet ne te kunderten realizohen ne thirrje te shkurtra dhe plot emocione. E gjithe kjo behet me te vetmin qellim qe te motivohet dhe te provokohet nenvetedija e votuesve/popullit. Synohet gjithmone te ushtrohet trysni e tille mbi votuesit ne menyre qe ata te zgjedhin dhe te votojne si duhet. Gjate gjithe historise jane perdorur mjete nga me te ndryshmet per te arritur kete qellim.
Flamuri
Ne levizjen e klases punetore per shume vite flamuri ishte perdorur shume. Flamuj me ngjyra shume e shkronja festive te medha e emocionuese si Mjaft me Ne nuk durojme dot Kapitalizmi shkaterron njerezimin Se bashku jemi me te forte etj. dominonin ne kete levizje politike. shte kjo nje forme interesante dhe njekohesisht artistike e komunikimit nepermjet flamujve.
Por a ishte ky komunikim konkret dhe bindes
Gjuha e protestes se punetoreve i perngjante me shume demagogjise sepse kishte nje drejtim. Synimi i saj ishte me shume qe te perfitonte perkrahes nga radhet e tyre e me pak qe ti bindte ata me argumente.
Afishet
Afishet jane nje forme tjeter e komunikimit politik. Afishet politike jane shume here me artistike sesa flamujt. Me shije e perkushtim afishet politike jane zhvilluar dhe persosur nga bolsheviket ne Rusi. Afishet komuniste jane plot jete dramatike dhe me ngjyra qe te lene mbresa. Ato flasin shume.
Ne shtetet sovjetike propaganda permbante nje komunikim me demagogji te paster dhe me qellime te caktuara ideologjike. Thirrjet duhej te beheshin me ndjenje te forta qe shpeshhere merrte edhe permasa brutale. Apelet i drejtoheshin me teper zemres sesa mendjes. Kjo ishte e tera qe ofronin afishet politike.
Shume diktatore nder ta Musolini Hitleri dhe Tito deshmuan se kishin njohuri dhe aftesi te mjaftueshme per ta perdorur kete medium per mrekulli.
Edhe ne mesin e partive politike shqiptare afishet ishte nje forme e popullarizuar per mobilizimin dhe provokimin e emocioneve si per te majtet ashtu edhe per te djathtet. Ne menyre shume sistematike kjo metode eshte zbatuar dhe po zbatohet nga politikat ne Tirane dhe Prishtine. Vazhdimisht neper pllakate shohim perseritjen e fjaleve shabllon si Drejt Bashkimit Europian me X partine Ne dime te ndertojme shtetin etj. etj.
Kush do te ishte ai bir nene qe do te kundershtonte keto fjali te shkruara ne pllakatet ideologjike e qe shoqerise sone te varfer po i kushtojne miliona euro Fjali te embla dhe domethenese apo jo
Por a eshte konkret dhe bindes ky komunikim
Sloganet
Sloganet jane po ashtu nje forme mediale qe jane perdorur nga te gjitha partite. Mjeshteria ose arti per te formesuar sloganet qe do te mund te perseriteshin dhe perseriteshin panderprere gjate nje fushate parazgjedhore eshte vjedhur nga reklama amerikane per biznes qe ne vitin 1920.
Por a ishte ky nje komunikim konkret dhe bindes
Filmat politike
Filmat me karakter politik ishin bere zakon ne politiken shqiptare. Estetika ishte totalitare. Te kopjuara nga regjisoret sovjetike si Eisenstein dhe nazistja e re dhe plot elan Leni Riefenstahl. Shikoni sot se si perdoret efekti i ngjyrave dhe i ndricimit te fotografise vendosja e sakte e kameres per te fotografuar politikanet ulur ne fotelet e tyre. Keto i ngjajne shume teknikes se kameres te perdorur ne filmin partiak e propagandistik te Hitlerit Triumf des Willens.
Duhet ta pranojme se televizioni na ka dhuruar nje forme te re komunikimi politik ne debatet tona televizive. Mirepo kjo para se gjithash eshte shnderruar ne nje forum per replika artistike. Fjali te shkurtra dhe buzeqeshje dhelpre Ky eshte arti i te folurit qe parapelqehet nga politikanet per te komunikuar me publikun e tyre. Edhe ketu forma shpeshhere na del e bukur.
Po cfare mund te thuash per permbajtjen
NOA