ka eshte dialog teknik e cka politik

Data formati dhe temat e bisedimeve me Serbine nuk jane caktuar ende nderkohe qe shtrohet dilema se cka do te jete teknike e cka politike. Nje dite me pare zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se dialogu i vertete qe prek tema politike do te filloje pas zgjedhjeve. Analistet ne Kosove thone se temat politike nuk mund te evitohen.
Deklaratat e vazhdueshme te Prishtines zyrtare deri me tani kane qene qe me Serbine do te bisedohet vetem per ceshtje teknike. Por nje dite me pare zevendeskryeministri Hajredin Kuci nuk e ka perjashtuar mundesine qe pas zgjedhjeve te kete bisedime per temat me peshe politike.
Dialogu i vertete do te filloje pas zgjedhjeve qe do te mbahen ne Kosove. Bisedime mund te zhvillohen edhe tash por gjithmone duke u ikur ndikimeve qe mund te kene temat me peshe politike - ka thene Kuci.
Analisti Agron Bajrami thote per radion Evropa e Lire se asnje ceshtje qe do te diskutohet me Serbine nuk eshte thjesht problem teknik.
Nuk ka ceshtje mes Kosoves e Serbise qe eshte ceshtje teknike. Te gjitha jane politike ne nje mase te caktuar. Ceshtja e cila eshte perzgjedhur per te nisur dialogun - ajo e te zhdukurve - nuk mund te quhet ceshtje teknike jetet e njerezve nuk jane ceshtje teknike.
Kjo e tregon injorancen te cilen jo vetem politikanet kosovare por edhe ata ne Serbi dhe ne Bruksel e tregojne per njeriun dhe jeten e tij ne Kosove - thote Bajrami.
Ne te vertete edhe vete Bashkimi Evropian i ka cilesuar temat e para si ceshtje praktike qe do tua lehtesonin jeten qytetareve. Nder to mund te hynin ceshtja e te zhdukurve ajo e transportit qarkullimi i lire i mallrave e njerezve dhe tema te tjera.
Sidoqofte analisti Driton Lajci thote se ndonese ka perpjekje per te evituar termin politik ne bisedime do te trajtohen tema me natyre te tille.
Smund te jene ekskluzivisht teknike sepse vendimet do te jene edhe te karakterit teknik e politik sepse vendimet e Qeverise jane politike e teknike. Por kjo duhet bazuar ne kornizen e bisedimeve - thekson Lajci.
Bisedimet me Serbine jane aktualizuar qe nga miratimi i rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se edhe pse ne Kosove kjo teme nuk ka qene ne rend te dites.
Agron Bajrami thote se Qeveria deri me tani eshte munduar te minimizoje rolin e dialogut kryesisht per shkak te problemeve te brendshme te shkaktuara nga doreheqja e Sejdiut nga posti i presidentit e me pas edhe dalja e ministrave te Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeveritar. Por e verteta sipas Bajramit duket ndryshe.
Tash shohim ne baze te deklaratave zyrtare nga Brukseli se Qeveria derisa na thoshte neve se nuk do te kete dialog para zgjedhjeve duket se eshte pajtuar qe te kete dialog para zgjedhjeve. Kjo shkon ne perputhje me ato paralajmerimet qe i kemi pasur me heret se dialogu duhet se paku te filloje ne kete kohe sepse kjo i nevojitet Serbise per ta marre statusin e kandidatit - thote Bajrami.
Qeveria ne Beograd
Marrja e strategjise per liberalizimin e vizave sipas Bajramit do te jete e shumta qe Kosova do ta fitoje nese fillon dialogun para zgjedhjeve. Sidoqofte ai thote se dialogu me Serbine nuk duhet te refuzohet por duhet kerkuar qartesimi i tij.
Perderisa nuk e kemi te qarte ose perderisa pretendojme dhe aktrojme se ky dialog eshte vetem teknik dhe se nuk ka te beje me ceshtje politike mendoj se e genjejme vetveten dhe e fusim veten ne nje situate te rrezikshme sepse nuk duhet harruar se ne nje moment te kohes vitin e ardhshem sigurisht veriu do te hidhet ne tavoline te bisedimeve ne nje apo forme tjeter.
Nese vazhdojme te sillemi keshtu me neglizhence si shtet dhe jo vetem si qeveri mendoj se do te jemi para nje akti te kryer ku rezultati nuk do te na konvenoje fare - thekson Bajrami.
Nderkohe as subjektet politike ne Kosove nuk kane qendrim unik ne lidhje me dialogun meqe disa jane per ate qe dialogu te filloje pas zgjedhjeve te tjerat qe ai per ceshtje teknike te nise qe tani. Kriza institucionale ka komplikuar edhe me tej situaten.