“Këtë fundviti të gjithë fitojnë”, AMC surpriza dhe oferta gjatë festave
Kompania e telefonisë celulare “AMC” sjell shumë surpriza gjatë kësaj periudhe festash. Për abonentët me parapagesë “ALBAKARTA”, “AMCKARTA” dhe “Ëhat’s Up” që prej datës 2 dhjetor ka filluar shorteu promocional. Një milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS do të dhurohen në këtë fundviti. Abonentët mund të marrin pjesë në këtë shorte nëse e rimbushin kartën gjatë dhjetorit me të paktën 2000 lekë. 30.000 fitues do të përfitojnë 100 minuta kohë bisede falas, 100 SMS falas brenda rrjetit dhe 100 MMS falas po brenda rrjetit. Fituesit do të shpallen në datën 5 janar, në prani të një noteri. Edhe abonentët “AMCKARTA” kanë dhuratat e tyre. Ata, nëpërmjet menysë “AMC Easy”, mund të blejnë 40 minuta, me të cilat mund të flasin 8.3 lekë/minuti (pa tvsh) me të gjitha rrjetet kombëtare. Këta abonentë kanë tashmë edhe shërbimin “Friends & Family”, ku jepet mundësia për të komunikuar me tre numrat më të preferuar duke përfituar 50 për qind ulje të tarifave pas sekondës së dytë të bisedës. Grupi “Friends & Family” përbëhet nga 3 numra, dy prej të cilëve janë numra AMC dhe numri i tretë mund t’i përkasë çdo rrjeti kombëtar. Surpriza do të ketë edhe për abonentë me kontratë, ku AMC ofron 4 programe të reja individuale me kontratë, “AMC 50”, “AMC 100”, “AMC 200”, “AMC 500” me të cilët mund të flisni 50, 100, 200 dhe 500 minuta drejt rrjeteve kombëtare përkundrejt një tarife konsumimi mujor respektivisht 1500 lekë, 3000 lekë, 5000 lekë dhe 10000 lekë. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentët e rinj të kësaj kategorie apo ata ekzistues me kontratë, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë planin tarifor. Abonentët përfitojnë bonuset, sipas planit tarifor të zgjedhur: 1) Consumer 50-50 SMS falas brenda rrjetit; 2) Consumer 100-100 SMS falas brenda rrjetit; 3) Consumer 200-200 SMS falas brenda rrjetit; 4) Consumer 500-500 SMS falas brenda rrjetit. Në bazë të zgjedhjes së programeve të mësipërme me kontratë, abonentët “AMC” përfitojnë zgjidhje komunikimi me kosto efektive, sepse AMC ofron: tarifë regjistrimi falas për aktivizimet e reja deri më 15 janar 2009, deri 1 orë kohë bisede bonus çdo muaj dhe deri 500 SMS falas brenda rrjetit për aktivizimet e reja. Kompania AMC premtoi se ajo do të vazhdojë t’u sigurojë abonentëve të saj shërbime të reja dhe zgjidhje efikase komunikimi, duke përmbushur kështu nevojat e të gjithëve.
11 Dhjetor 2008