Universitetet, nis sot regjistrimi i studentëve fitues të fazës së katërt
Sot nis regjistrimi i studentëve fitues të fazës së katërt të pranimeve në universitete. Afati i fundit i regjistrimit, i vendosur nga Ministria e Arsimit, është data 16 dhjetor. Regjistrimi i studentëve fitues të fazës së katërt të rishpërndarjes së kuotave vakante do të bëhet sipas afateve të përcaktuara nga MASH-i. Për regjistrim, kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme: dëftesë pjekurie, certifikatë lindjeje me fotografi, dy fotografi, mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh. Në rast se kandidatët fitues nuk kanë dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesin dublikatën e dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse. Pas mbylljes së fazës së tetë të pranimeve në universitete mbeten afro 3 mijë vende të paplotësuara. Kuotat e parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2008-2009 u rishpërndan sipas universiteteve dhe disa programeve të studimit.
11 Dhjetor 2008