Këtë vit disa herë më pak vrasje
18/12/2009 Analiza, asnjë për gjakmarrje
SHKODER- Numri i vogël i vrasjeve në qarkun e Shkodrës duket se ka qenë një ndër sukseset e vitit 2009 për policinë e Shkodrës. Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka bërë analizën e punës 1-vjeçare në prani të përfaqësuesve nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës, pushtetit lokal etj. Në fjalën e tij Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, ka pohuar se bashkëpunimi që ka pasur Drejtoria e Policisë së Shkodrës me gjykatën, Prokurorinë, pushtetin lokal dhe përkushtimi i vetë uniformave blu kanë qenë arsyet e ecurisë pozitive të punës në këtë Drejtoria. “Ne kemi bërë një studim të hollësishëm të situatës aktuale në qarkun e Shkodrës, kemi përcaktuar veçoritë e secilit rreth apo zonë të këtij qarku dhe më pas kemi bërë planin e detajuar të punës, të veçantë për specifikat e zonave të veçanta”, ka pohuar zoti Topalli. Gjatë vitit 2009 në qarkun e Shkodrës janë shënuar 7 vrasje dhe asnjëra prej tyre nuk është bërë për gjakmarrje. Eliminimi i rasteve të gjakmarrjes është një tjetër sukses i bluve të Shkodrës. Duke u krahasuar me vitin e kaluar situata duket shumë më e mirë. Një vit më parë janë shënuar në qarkun e Shkodrës 20 vrasje dhe nga këto 3 kanë qenë për gjakmarrje. Sipas numrit një të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, një rëndësi të veçantë në suksesin e punës së tyre ka dhe bashkëpunimi me komunitetin.
Gjatë vitit 2009 në qarkun e Shkodrës janë shënuar 7 vrasje dhe asnjëra prej tyre nuk është bërë për gjakmarrje. Eliminimi i rasteve të gjakmarrjes është një tjetër sukses i bluve të Shkodrës. Duke u krahasuar me vitin e kaluar situata duket shumë më e mirë. Një vit më parë janë shënuar në qarkun e Shkodrës 20 vrasje dhe nga këto 3 kanë qenë për gjakmarrje.