Për reformën në gjyqësor, Beçaj i bën letër Kryeministrit, Presidentit dhe Kryetares së Kuvendit
11/05/2010 Vijojnë tentativat për të përmirësuar sistemin
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, në kuadër të reformës në gjyqësor i është drejtuar me një letër tre institucioneve më të rëndësishme të vendit Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Duke i bërë të ditura të gjitha mbështetjet e deritanishme ajo i shpreh edhe disa shqetësime që lidhen me ndryshimet e Kodit Penal dhe ato të procedurës. “Kodet në fuqi të procedurave penale dhe civile parashikojnë ankimimin me rekurs në Gjykatën e Lartë të të gjitha vendimeve civile e penale të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë, pa bërë asnjë kufizim dhe vlerësim të konflikteve që mund dhe duhet të vijnë për shqyrtim pranë kësaj gjykate. Tërësia e këtyre kompetencave kaq të gjera ka bërë që Gjykata e Lartë të jetë e mbingarkuar me gjykimin e çështjeve nga më të thjeshtat deri tek më të komplikuarat, të shmanget nga qëllimi i saj kryesor që është gjykimi i çështjeve vetëm për shkaqe ligjore dhe të zbehet kompetenca e saj kushtetuese për unifikimin e praktikave gjyqësore”, është shprehur Beçaj në letrën e saj. Kjo gjendje e pazakontë e mbingarkesës të Gjykatës së Lartë rrjedh për disa arsye kryesore. Mungesës së ndryshimeve të kodeve procedurale në fuqi.