17 mijë banorë më pak sesa figuronin në gjendjen civile
02/04/2005 Shkodra/ Regjistrimi i popullsisë
SHKODËR – Në rrethin e Shkodrës jetojnë më pak banorë sesa figuronin në gjendjen civile deri më tani. Ky fakt ka dalë gjatë regjistrimit më të fundit të popullsisë. Bashkia Shkodër, nëpërmjet përgjegjësit të grupit të punës për regjistrimin e verifikimin e popullsisë së këtij qyteti, ka bërë publik informacionin se në qytetin e Shkodrës banojnë 17 mijë e 200 banorë më pak sesa janë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile. Shifra e publikuar doli pas përfundimit të punës për regjistrimin dhe verifikimin e banorëve shtëpi më shtëpi. Të dhënat në regjistrat e gjendjes civile Shkodër flasin për regjistrimin e 109858 qytetarëve, ndërsa të dhënat e dala nga verifikimet e fundit në terren, flasin për 92600 banorë. Shkëlzen Mustafaraj, nëpunës i Bashkisë, i cili së fundi është marrë me regjistrimin e popullsisë, e ka shpjeguar diferencën e dalë nga krahasimi i shifrave, me lëvizjet e shumta të popullsisë që kanë ndodhur këto kohët e fundit, nga mosdeklarimet nga ana e familjarëve të banorëve në emigrim, si dhe rreth 10% mund të jenë qytetarë që në momentet e regjistrimit, nuk mund të kenë qenë në shtëpi. Ndërsa, për sa i takon numrit të zgjedhësve, deri më tani shifra ka arritur deri në 75 mijë vetë dhe llogaritet që të shkojë deri në 80 mijë votues. Megjithëse afati i fundit për verifikimin e banorëve, i caktuar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka qenë 31 marsi, Bashkia e Shkodrës do të bëjë afishimin e listave të reja në javën e ardhshme. Gjatë viteve të fundit, qyteti i Shkodrës ka qenë i përfshirë në një lëvizje jo të vogël të popullsisë. Familje të tëra janë larguar jo vetëm në emigracion, por dhe drejt kryeqytetit të vendit, ndërkohë që në Shkodër regjistrimet e popullsisë kanë nxjerrë në pah dhe një dyndje të madhe drejt kryeqendrës së Veriut nga banorë të zonave rurale, qofshin këta të Qarkut të Shkodrës, apo dhe të qarqeve të tjera.