E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia bluan “sheikët” korçarë



Vllaznia fitoi 3-2 me Skënderbeun në “Loro Boriçi” në një ndeshje me shumë emocione dhe gola në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Ish-sulmuesi i Tiranës, Enco Malindi, blerja e re dimërore e Skënderbeut, befasoi vendasit kur shënoi në minutën e 7-të golin e parë për korçarët, por pa kaluar një minutë, Vllaznia u kundërpërgjigj me anë të mesfushorit Amarildo Belisha, edhe ky i rikthyer te Vllaznia nga Flamurtari, barazoi 1-1 në të 8’. Dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes të barabarta në rezultat, 1-1, por në minutën e 54-të, sulmuesi boshnjak Sead Haxhibuliç, një tjetër afrim dimëror nga Apolonia, i çoi shifrat në 2-1 pas ekzekutimi në mënyrë perfekte të një penalltie. Penalltia e parë e Vllaznisë për këtë sezon. Klevis Roshi i Skënderbeut rivendosi edhe njëherë tjetër ekuilibrat në minutën e 58-të, por Ndriçim Shtubina me golin e tij në minutën e 62-të vulosi fitoren 3-2 të Vllaznisë, e dyta rresht pas asaj me Tiranën në javën e 20-të. Presidenca korçare kishte vendosur një shumë rekord për fitoren e këtij takimi, 150 mijë lëkë “për kokë” për fitoren në “Loro Boriçi”, por “ujqërit e dëborës” nuk mundën të ktheheshin me pikë nga Shkodra. Vllaznia regjistroi fitoren e 7-të sezonale, ndërkohë që Skënderbeu pësoi humbjen e 11-të dhe u ngjit në kuotën e 30 golave të pësuar, duke qëndruar edhe pas kësaj jave në vendin e fundit të tabelës me vetëm 15 pikë (një ndeshje më pak). Për Vllazninë kjo ishte fitorja e 62-të në 112 ndeshje historike midis dy skuadrave, ndaj 26 të Skënderbeut (24 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
Java 21

12.02.2003
Laçi-Flamurtari 3-2
Shënues: Ervis Kaja 2’, Emiljano Veliaj 6’, Eduart Tanushi 28’ / Migen Memelli 26’, Elton Grami 42’

13.02.2010
Vllaznia-Skënderbeu 3-2
Shënues Amarildo Belisha 8’, Sead Hadjibulic 54’ (p), Ndricim Shtubina 62’/ Enco Malindi 7’, Klevis Roshi 58’

Kastrioti-Apolonia 1-1
Shënues: Orjand Abazaj 32’ / Mlladen Berkic 18’

14.02.2010
14:00 Teuta-Gramozi
14:00 Shkumbini-Tirana

15.02.2010
17:00 Dinamo-Besa

RENDITJA
1 Dinamo 20 51
2 Besa 20 39
3 Tirana 20 32
4 Laçi 21 31
5 Shkumbini 20 27
6 Apolonia 21 26
7 Teuta 19 26
8 Kastrioti 21 26
9 Vllaznia 21 25
10 Flamurtari 21 21
11 Gramozi 20 18
12 Skënderbeu 20 15

Apolonia sfidon Kastriotin në Krujë

Mlladen Bërkiç realizoi për Apoloninë, Orjand Abazaj barazoi për Kastriotin

Apolonia morri një pikë të çmuar në transfertën e vështirë të Krujës, në barazimin 1-1 me Kastriotin. Sulmuesi serbi i Apolonisë, Mlladen Bërkiç, realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të. Goli i shtatë sezonal për Bërkiçin. Kastrioti reagoi dhe falë cilësivë të sulmuesit Orjand Abazaj barazoi rezultatin në minutën e 32-të. Edhe për Abazajn ky ishte goli i tij i shtatë për kët sezon. Dy skuadrat vazhdojnë të jenë në barazim pikësh edhe pas javës së 21-të, tashmë nga 26 pikë. Ky ishte barazimi i katërt historik midis dy ekipeve në 14 ndeshje (4 fitore Kastrioti, 6 fitore Apolonia). Në fazën e parë Kastrioti fitoi në “Loni Papuçiu” 3-2 duke sjellë edhe largimin e ish-trajnerit boshnjak të Apolonisë, Esad Karishik.

Bylisi, “diktatori” i së Parës

Ada fitoi me Lushnjën në Velipojë, Partizani me Sopotin në Librazhd. Shtyhen Turbina-Elbasani dhe Bilishti-Skrapari

Bylis e rriti diferencën në 9 pikë nga ndjekësit më të afërt, Lushnja dhe Elbasani (një ndeshje më pak, pas fitores së pastër 3-0 Burrelin në “Adush Muça” të Ballshit. Romeo Hamzaj, me dy golat e tij në minutat 20 dhe 33, është edhe heroi i formacionit ballshiot. Ish-lojtari i Partizanit dhe Besës u barazua me gola me Dorian Bubeqin e Lushnjës, tashmë në kuotën e 12 golave. Golin e tretë për kryesuesit e Kategorisë së Parë e shënoi Ermal Gega në minutën e 70-të. Loja në Ballsh u ndërpre për disa minuta gjatë zhvillimit të takimit pasi të delegati i FSHF-së vuri e se mungonte në stadium makina e ambulancës. Në takimet e tjera, Ada fitoi 1-0 me Lushnjën në Velipojë, duke marrë edhe revanshin e humbjes 2-0 në fazën e parë me verdhejeshilët e Artan Banos. Golin e vetëm të takimit e shënoi Nevian Cani në minutën e 5-të. Shytani i Adës humbi edhe një penallti në këtë takim kur sferën e dërgoi jashtë katërkëndëshit të mbrojtur nga portieri lushnjar Mikel Spaho. Partizani regjistroi një fitore me vlerë në Librazhd, duke fituar 2-0 me Sopotin. Dy golat me vlerë trepikësh e të realizuar në pjesën e dytë mbajnë firmat e Rezart Mahos (49’) dhe Arjan Shetës (69’). Besëlidhja e Gramshi ndanë nga një pikë në barazimin befasues në “Brian Filipi” të Lezhës. Sokol Toma shënoi me penallti në minutën e 45-të, çka solli tensionimin e situatës dhe largimin me karton të kuq të trajnerit të Gramshit, Luan Deliu. Barazoi për gramshiotët Budurri në minutën e 85-të. Dy takimet e tjera të programuara për ditën e shtunë, Turbina-Elbasani në Cërrik dhe Bilishti Sport-Skrapari në Bilisht u shtynë për shkak të kushteve të papërshtatshme të terreneve. Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, Luftëtari-Memaliaj dhe Kamza-Pogradeci.

Kategoria e Parë
Java 17

13.02.2010
Ada-Lushnja 1-0
Shënues: Cani 5’

Bylis-Burreli 3-0
Shënues: Hamzai 20', 33', Gega 70'

Besëlidhja-Gramshi 1-1
Shënues: Toma 45’ / Budurri 85’

Sopoti-Partizani 0-2
Shënues: Maho 49’, Sheta 69’

Turbina-Elbasani (e shtyrë)
Bilishti-Skrapari (e shtyrë)

Të dielën
Kamza-Pogradeci
Luftëtari-Memaliaj

Rinis e Dyta, 26 ekipe në garë

Sot rinis edhe faza e dytë e Kategorisë së Dytë, kompeticin që zhvillohet me 26 skuadra të ndara në dy grupe, ai i Veriut dhe i Jugut. Mamurrasi kryeson në Grupin e Veriut me 30 pikë, ndërsa Albpetroli në atë të Jugut me 28 pikë.

KATEGORIA E DYTË
GRUPI I VERIUT
Java 14, 14.02.2010

Egnatia-Veleçiku
Sukthi-Erzeni
Tërbuni-Mamurrasi
Korabi-Clirimi
Përparimi-Olimpik
Luzi-Naftëtari
Iliria pushim

RENDITJA
1. Mamurrasi 30
2. Luzi 2008 24
3. Tërbuni 23
4. Veleçiku 22
5. Erzeni 20
6. Iliria 19
7. Naftëtari 15
8. Olimpiku 14
9. Egnatia 12
10. Sukthi 11
11. Përparimi 10
12. Korabi 7
13. Çlirimi 3

KATEGORIA E DYTË
GRUPI I JUGUT
Java 14, 14.02.2010

Poliçani-Delvina
Himara-Përmeti
Këlcyra-Pojani
Domosdova-Albpetrol
Maliqi-Vlora
Tepelena-Tomori
Butrinti pushim

RENDITJA
1. Albpetrol 28
2. Vlora 27
3. Domosdova 25
4. Tomori 25
5. Butrinti 20
6. Tepelena 17
7. Përmeti 16
8. Delvina 15
9. Himara 12
10. Pojani 11
11. Maliqi 10
12. Këlcyra 9
13. Poliçani 6

15 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›