E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i viktimave: Vrasja ishte e paralajmeruar

Korce- Xhevair Mulliri, babai i tre djemve te vrare nga 37-vjecari Besim Karaj, ka bere fajtore policine per neglizhence. Sipas tij, kjo vrasje ishte e paralajmeruar. Ai eshte shprehur se ishte kercenuar edhe me pare nga autori i krimit, por policia kishte neglizhuar denoncimet dhe diten e premte kur ndodhi masakra, ajo ka mberritur ne vendin e ngjarjes 2 ore me vonese, duke bere qe autori te kishte kohe te mjaftueshme te largohej. "Perpara 10 diteve ka dale me arme tek posta, kam bere denoncimin ne polici. Por ajo i quante qesharake, theniet e mija, por me kerkonte mua deshmitar", ka treguar ai. Xhevair Mulliri pohon se ka qene ne dijeni te mardhenies intime te djalit te tij Taulantit me gruan e autorit te krimit, Genta Karaj, madje ishte ne dijeni edhe se Besimi i kishte kapur ata ne flagrance, pohoi Xhevairi. Por sipas tij, edhe pas kesaj, Taulanti merrte sms nga Genta, duke i thene se pavaresisht se cfare kishte ndodhur ajo vazhdonte ta dashuronte. Madje ne nje sms te saj, paralajmerohej Taulanti se nese nuk i pergjigjej dashurise se saj, ajo dt vriste veten. Ne lidhje me kete dashuri, Xhevairi pohon se i kishte thene te birit qe te mos i pergjigjej mesazheve te asaj gruaje. Ngjarjet rrodhen me shpejtesi dy muajt e fundit. "Disa dite perpara Vitit te Ri, Besimi me preu rrugen dhe me tha se per demin qe i kishte shkaktuar djali im,Taulanti, te cilin e kishte zene ne flagrance me gruan e tij Genten, besimi me kerkonte 8 milion lek te vjetra dhe kjo ceshtje ishte e mbyllur. Une rashe dakort por kerkova qe deshmitar duhej te ishte edhe vellai i Besimit. Por kete garanci ai e kundershtoi", pohoi Xhevairi. Me pas sipas tij, edhe shuma e parave nuk i eshte dhene. "Ne cdo ore te dites dhe te nates per me teper se nje muaj, ai me kercenonte haptazi dhe kudo e kishte perhapur fjalen se do te na zhdukte te gjitheve si fis". Babai i tre femijeve te vrare, kerkon nga shteti qe te marre masa ndaj te gjithe atyre qe kane neglizhuar ne detyre, kurse sa i perket autorit te masakres kerkon vetem verdiktin e drejtesise, duke mos menduar per vetegjyqesi.
Viktimat e tragjedise percillen ne banesen e fundit
Nuk ka mundur t'i shpetoje plageve te renda qe kishte marre ne trup dhe mengjesin e djeshem ka nderruar jete ne Spialin Ushtarak, djali i trete i familjes Mulliri, 17-vjecari Etlevan Mulliri. Ka qene e pamundur nje nderhyrje tjeter kirurgjikale ne trupin e tij, pasi ataku ne zemer, ka qene fatal per te. Vetem 30 minuta para kryerjes se ceremonise se fundit mortore, lajmi ka mberritur ne familjen Mulliri.Rreth ores 13.30 ne dhenien e lamtumires se fundit ka mberritur edhe Liliana Mulliri, nena e tyre, e denuar me 25 vjet burg, per masakrimin dhe vrasjen e vogelushit 7-vjecar Albert Xhihani, nipi i te dashurit te saj. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve i ka dhene leje gruas se denuar, e cila ka lene per disa ore qeline e burgut 325 te grave, per te pare per here te fundit dy djemte e saj te vrare, nga Besim Karaj. Nen masa teper te forta sigurie, e denuara zbritur nga furgoni i policise se burgjeve dhe sapo ka vene kemben ne fshat, aty e ka pritur motra e saj. E denuara eshte drejtuar drejt dy trupave te pajete te djemve te saj, per te cilet as qe e kishte menduar se do te kishin ate fat aq tragjik. Ne mes te dhomes se shtepise ndodheshin arkivolet e Taulant dhe Xhilian Mullirit 23 dhe 25 vjec. Sapo ka hyre ne dere ka shperthyer kuja e madhe e familjareve. Vetem pak minuta para mberritjes se Liljana Mullirit, ne familje kishte mberritur lajmi nga Spitali Ushtarak se edhe djali i saj 17-vjecar, i plagosur rende, kishte vdekur. Varrimi i tij, do te kryhet diten e sotme, ne varrezat e fshatit.
Xhelozia "virusi" vrases ne fshat
Lidhja intime qe kishte njeri nga djemte e familjes Mulliri, 23-vjecari Taulant Mulliri, ka qene edhe motivi i forte qe ka detyruar autorin e krimit Besim Karajn, nga fshati Thumane i Tiranes, por dhender ne Vidohove, te kryeje ate masaker ne mes te fshatit. Karaj, i cili rezulton person me precedente penal, ndersa prej kohesh jetonte si emigrant ne Greqi. Ai akuzonte djalin e mesem te familjes Mulliri, Taulantin se i kishte lene shtatzane gruan. Ndersa per kete lidhje intime, banoret shprehen se dihej nga te gjithe. Ne shenje hakmarrje, rreth ores 14.00 te dites se premte, sapo ka pare tre vellezerit Mulliri, ai ka zbrazur mbi ta pa meshire automatikun.
Dyshimet e para e lidhen ngjarjen me nje hakmarrje te mundshme ndaj familjes Mulliri, per vrasjen makabre te kryer ne vitin 2003 nga nena e tre djemve te vrare, Liljana. Ne kete vit, ajo masakroi me sepate dhe hodhi ne pus per te humbur gjurmet, trupin e 7-vjecarit, Albert Xhihani. E gjithe kjo sipas te denuares, ndodhi per shkak te xhelozise. Liljana dyshonte se i dashuri i saj, Gentian Xhihani, xhaxhai i vogelushit 7-vjecar, e kishte tradhetuar me nje femer tjeter ne fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›