E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonstrit Reforma zgjedhore te jete gjitheperfshirese

Reforma zgjedhore duhet të nisë sa më shpejt dhe ajo të jetë gjithëpërfshirëse.

Kjo ishte thirrja e shefit të misionit të ekspertëve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stonstrit.

Në takimin me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ai vuri në dukje nevojën e nisjes sa më parë nga puna të reformës zgjedhore ku OSBE/ODIHR-it do të ofrojë jo vetëm rekomandimet dhe vërejtjet e veta, por edhe ndihmesën e përvojën e vet të efektshme.

Stounstrit theksoi se ky proces reformimi ligjor duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, në mënyrë që gabimet dhe të metat e vëna re gjatë zgjedhjeve të shkuara, të mos përsëriten më duke rritur nivelin e demokracisë shqiptare dhe institucionit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›