E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngiste makinën në gjendje të dehur, aksidenton policin rrugor

Durrës, 12 shkurt, NOA- Forcat e rendit në
Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e personit që aksidenti me makinë kolegun
e tyre të policisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë,  36 vjeçari Afrim Byberi, duke ngarë automjetin
e tij në gjendje të dehur ka përplasur efektivin e policisë rrugore, K.A në
autostradën, Tiranë-Durrës.

Sipas policisë së Durrësit, Byberi ka qenë dhe
më pari i dënuar për vrasje nga pakujdesia. Më datë 11 shkurt, rreth orës
16.20, në segmentin rrugor Tiranë Durrës, në vendin e quajtur Koxhas, në kohën
kur drejtonte nën efektin e alkoolit 
fuoristraden me  targa TR 2609 S, Byberi
ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar Punonjësin e
Policisë Rrugore, thuhet nga policia e Durrësit.

Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, rezultoi
se në momentin e aksidentit punonjësi i policisë, ka qenë duke kontrolluar
dokumentacionin e një tjetër automjeti. Pas mjekimeve të marra në Spitalin e
Durrësit është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku edhe ndodhet nën kujdesin
e mjekëve.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›