KiE prioritetet shqiptare
E premte 25 Maj 2012 1216
Mbledhja e Komitetit te Perhershem te Asamblese Parlamentare te KiENe mbledhjen e pare te Komitetit te Perhershem te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes pas marrjes se kryesimit prej Shqiperise ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto shpalli prioritetet e 6 mujorit.
Kryediplomati shqiptar u shpreh se vendi yne mbetet i angazhuar per integrimin e gjithe rajonit. Kosova duhet te jete nje zone multietnike dhe e sigurt per te gjithe qytetaret e saj ku standardet e KiE-s duhet te forcohen vazhdimisht dhe ku instrumentet kyce evropiane duhet te zbatohen plotesisht se bashku me mekanizmat e kontrollit. Pozicioni yne kombetar eshte me se i qarte. Ne jemi ne favor te anetaresimit te Kosoves ne Keshillin e Evropes sepse vetem ne kete menyre qytetaret e Kosoves do te perfitonin maksimalisht nga KiE dhe do te hynin ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut u shpreh ai. Nder ceshtjet e diskutuara nga parlamentaret evropiane ishte hartimi i nje raporti mbi varrezat cifute. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli evidentoi raportin e vecante te shqiptareve me hebrenjte. Asambleja pritet te miratoje nje raport per zgjedhjet e fundit ne Serbi dhe ne Armeni. Komiteti i Perhershem vepron ne emer te plote te Asamblese ndermjet seancave plenare dhe tradicionalisht mblidhet ne vendin qe ka Kryesine e Komitetit te Ministrave. Dy dite me pare Shqiperia mori zyrtarisht drejtimin nga Mbreteria e Bashkuar.
Komente
Facebook