E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, qëllohet me thikë 25-vjeçari, arrestohet autori

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së një 25-vjeçari në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “Tre Herojt”, të qytetit Shkodër, pranë vendit të quajtur Shkolla Pyjore, ku është plagosur me thikë, 25-vjeçari Klaudio M., lindur në Koplik, të Malësisë së Madhe dhe banues në këtë lagje.
 

Menjëherë 25-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe gjendja e tij ndodhet pa rrezik për jetën.
 

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku pas veprimeve të para hetimore, u bë i mundur edhe identifikimi i autorit të krimit, i cili rezulton te jetë Anton Vata, 39 vjeç, lindur në Dukagjin dhe banues në lagjen “Tre Herojt”, Shkodër.
 

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes duke u bërë e mundur edhe arrestimi i tij. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›