E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet 27-vjeçari, u kap duke shitur drogë

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari pasi është kapur me një sasi droge dhe dy armë. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Kombinimi” është arrestuar 27-vjeçari Kreshnik Kupi , lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pas një informacioni të poseduar në ngarkim të tij për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

27- vjeçari është arrestuar nga policia ditën e djeshme në Bulevardin "Bajram Curri” pasi iu gjetën 100 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e ndarë në 40 qese farmaceutike.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin dhe në banesën e tij, ju gjendën dhe ju sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoletë të llojit "Zastava" dhe "Dreyse", me nga një krëhër brenda me katër fishekë dhe me shtatë fishekë.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›