Kiara,lidhje sentimentale me ish-të fejuarin e Geri Halliuellit
Është bjonde si Geri Halliuell, por edhe këngëtare si ajo. Menaxheri i njohur italian Fabricio Politi më në fund ka gjetur një të dashur italiane Bëhet fjalë për këngëtaren Kiara Ieci. Më interesantja e kësaj historia është njohja e çiftit në Facebook. Kiara rrëfen për historinë e bukur të dashurisë: “Fabricio duket sikur ka dalë nga një film hollivudian me aksion. Mes nesh ka komunikim dhe tërheqje fizike. Disa javë më parë ajo u fotografua me Fabricio Politin, sipërmarrës i “Navali Fashion Yachts” dhe ish-i fejuari i Geri Halliuell. Këngëtarja entuziaste shprehet se ai është shumë argëtues dhe gjenial. “E karakterizon një energji në punën që bën dhe kudo. Mes nesh komunikimi është i thjeshtë dhe jemi të njëjtë si në preferencat muzikore ashtu edhe në bisedat e ndryshme. Në fillim ishim thjesht miq, shkëmbenim mesazhe telefonike dhe i jepnim njëri tjetrit këshilla. E admiroj për mënyrën sesi ka mundur të rritet profesionalisht. Asnjëri nga të dy nuk mendonte se historia do të shkonte kështu”. Ata nuk mund të rrinë asnjë çast pa njëri-tjetrin, madje Kiara pohon se çdo fundjavë shkojnë në vende të ndryshme për të shijuar intimitetin.
Emi Uainhaus
Dëmton dhomën e hotelit, duhet të paguajë 37.500 dollarë
Këngëtarja problematike Emi Uainhaus duhet të paguajë rreth 37.500 dollarë për dëmet që ka shkaktuar në hotelin ku ka qëndruar gjatë tetë muajve të fundit në Karaibe. Ditët e fundit këngëtarja e “Back to Black” është kthyer në Britaninë e Madhe, pasi ka qëndruar një kohë të gjatë në St. Lucia për të luftuar me vartësinë saj nga droga dhe alkooli. “Daily Star” njofton se së shpejti ajo do të marrë një faturë të madhe nga pronarët e kompleksit “Cotton Bay” ku ka qëndruar thonë se e kanë gjetur dhomën e saj të dëmtuar me djegie cigaresh dhe me orendi të dëmtuara. Nuk dihet ende se si do të veprojë këngëtarja; do të pranojë të paguajë shumën apo do të mbrohet me idenë që nuk ishte ajo autorja e dëmtimeve të dhomës luksoze.
DASHI
Nga kombinimi i bukur i yjeve sot, dita duket e mrekullueshme dhe ju do të jeni në formën më të mirë të mundshme. Mbështetje do të gjeni tek miqtë tuaj, që s’do të ngurojnë të japin ndihmën e tyre në momentin e duhur.
DEMI
Një ditë çlodhëse, pikërisht ajo që ju duhej sot! Nga lëvizjet e tepërta sigurisht që e keni ndjerë lodhjen e këtyre ditëve, por mundohuni të shfrytëzoni të gjitha mundësitë që ju jepen për tu relaksuar plotësisht.
BINJAKET
Uljet dhe ngritjet e humorit janë frut i ndikimit të Hënës tek Peshqit, që fillimisht ju premton gjithë botën, por më pas ju lë me gisht në gojë. Mundohuni të kapni me dorë atë çfarë ju sjell fati.
GAFORRJA
Dita sot duket perfekte, qielli është shumë i pastër dhe nuk ka re në orizont. Përfitoni për të bërë një shëtitje në det me personin që doni. Mes kënaqësisë dhe relaksit, dita do të kalojë pa u ndier.
LUANI
Të vendosur për të arritur suksesin tuaj bëni lëvizje me sigurinë më të plotë, duke ju dhënë shumë rëndësi raporteve sociale. Por do e kuptoni që jeni të tensionuar dhe jeni duke harxhuar energji për gjëra pa vlerë.
VIRGJERESHA
Ndikimi negativ i Venusit dhe Hënës sjellin shumë tone të ashpra dhe polemike. Në njërën anë keni shumë nevojë për mbështetje dhe shoqëri, në anën tjetër e humbni kontrollin dhe nuk arrini ta merrni situatën në dorë.
PESHORJA
Pushimet janë të mrekullueshme për një person si ju që vuan nga alergjia dhe nga rutina. Në fakt, në kontakt me persona të rinj, duket sikur rilindni në moment: bëheni sipërmarrës, të gatshëm për shaka dhe euforikë.
AKREPI
Çfarë dite të bukur mund të shijoni në det, në shoqërinë e personit të dashur. Është momenti i duhur për të rigjetur atë bashkëpunim që dukej i humbur, të shkembeni gjëra vetjake që s’ia keni thënë njeriu.
SHIGJETARI
Nëse jeni zgjuar me nerva e gjithçka duket se ju shkon ters, arsyen mund t’ia kërkoni Hënës që ndodhet në shenjën e Peshqve. Lëvizni për të kaluar këtë gjendje, pasi dita ju rezervon surpriza të tjera.
BRICJAPI
Ditë e shkëlqyer kjo e sotmja për të pushuar. Pushimi juaj do të kënaqë shumë partnerin, i cili vdes nga dëshira që çdo moment ta kalojë me ju dhe t’ju shikojë të lumtur.Kjo lidhje është ajo që prisnit prej kohësh.
UJORI
Gjithçka rreth jush, lëviz, rrotullohet, ndryshon me shpejtësinë e dritës dhe kjo do të çorientonte çdo njeri, por jo ju, që keni ku mbështeteni, bindje, siguri të forta dhe krahë për të fluturuar.
PESHQIT
Hëna, tranzite në shenjën tuaj, gjendet përballë një përplasjeje me Plutonin dhe dita humbet papritur shkëlqimin e saj. Kujtimet e së kaluarës rikthehen dhe ju pendoheni për ato që nuk ju përkasin më.
16 Korrik 2009