E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidnapohet babai i Mikelit

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 09:12

John Obi Mikel luajti për Chelsean të dielën, edhe pse u informua se babai i tij ishte rrëmbyer.

Mesfushori nigerian ishte i vetëdijshëm se babai i tij ishte kidnapuar në vendlindjen e tij, por pranoi të paraqitet në barazimin pa gola kundër Stoke Cityt, të dielën. Michael Obi, i cili udhëheq një kompani transportuese ndërshtetërore në Jos, është zhdukur të premten.

Përpjekje të ndryshme për të kontaktuar me të nuk kanë sjellë rezultate, pasi celulari i tij nuk ka qasje nga e shtuna. Përfaqësuesit e Mikelit, Sport Entertainment dhe Media grup e njoftuan futbollistin për ngjarjen dhe i lanë atij të vendosë rreth përfshirjes së tij në Britannia Stadium.

“SEM konfirmon se babai i klientit tonë, John Obi Mikel është rrëmbyer në Nigeri, të premten, 10 gusht. Deri më tani, nuk është marrë asnjë kërkesë për çfarëdo forme të shpërblimit për lirimin e tij. Mikel ishte informuar nga menaxheri i tij para ndeshjes Stoke – Chelsea dhe vendosi të luajë për të mos e zhgënjyer klubin dhe familjen e tij”, thuhej në komunikatën nga SEM-i.

Mikel nuk është futbollisti i parë nga Premierliga të cilit i është rrëmbyer një familjar në Nigeri. Në korrik 2008, vëllai më i madh i mbrojtësit të Evertonit, Joseph Yobo ishte kidnapuar në Port Harcourt. Nornu Yobo ishte liruar 10 ditë më vonë, por nuk dihej nëse ishte dhënë ndonjë shpërblim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›